DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Vende pune të përshtatëshme gjatë periudhës së pandemisë COVID-19

Ka kaluar pothuajse një vit, që kur pandemia COVID-19 ndryshoi gjithçka në jetën tonë dhe kjo situatë ka përfshirë edhe punën tonë të përditshme. Siguria është në limitet e saj, normaliteti ka pak gjasa të kthehet dhe paparashikueshmëria është e pranishme në çdo kohë.

Si mund ta menaxhojnë organizatat këtë situatë dhe si mund t’i ofrojnë punonjësve siguri?

Sipas ekspertëve të shëndetit dhe sigurisë në punë (OH&S) Sally Swingewood dhe Martin Cottam, Menaxher dhe Kryetar i Komitetit të ISO-s 283 (ISO / TC 283), shkathtësia dhe fleksibiliteti janë dy nga mënyrat e reja dhe përgjigjet ndaj kësaj situate.

Komiteti ISO / TC 283, ka publikuar sëfundmi standardin ISO / PAS 45005, Menaxhimi i shëndetit dhe sigurisë në punë - Udhëzime të përgjithshme për sigurinë në punë gjatë pandemisë COVID-19, një specifikim i vlefshëm për këdo që është i interesuar, i krijuar për të ndihmuar punëdhënësit dhe punonjësit në të gjitha profilet e profesioneve.

Më në detaje, ky dokument jep udhëzime për organizatat se si të menaxhojnë rrisqet/problemet e shkaktuara nga COVID-19 për të mbrojtur shëndetin, sigurinë dhe kushtet në punë.

Ky standard është i zbatueshëm për organizatat e të gjitha madhësive dhe sektorëve, përfshirë ato që:

a) kanë funksionuar gjatë gjithë pandemisë;

b) po rinisin ose po planifikojnë të rifillojnë operacionet pas mbylljes së plotë ose të pjesshme;

c) janë duke zënë vendet e punës që janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht;

d) janë të reja dhe planifikojnë të veprojnë për herë të parë.

Ky standard gjithashtu, ofron udhëzime në lidhje me mbrojtjen e punëtorëve të të gjitha llojeve (p.sh. punëtorët e punësuar nga organizata, punëtorët e jashtëm, kontraktuesit, individët e vetë-punësuar, punëtorët më të vjetër, punëtorët me aftësi të kufizuara) dhe palë të tjera të interesuara përkatëse (p.sh. vizitorët në një vend pune).

Ky dokument nuk ka për qëllim të sigurojë udhëzime se si të zbatohen protokollet specifike të kontrollit të infeksionit në klinikë, kujdesit shëndetësor dhe mjediset e tjera.

Vende pune të përshtatëshme gjatë periudhës së pandemisë COVID-19

Vende pune të përshtatëshme gjatë periudhës së pandemisë COVID-19

Ka kaluar pothuajse një vit, që kur pandemia COVID-19 ndryshoi gjithçka në jetën tonë dhe kjo situatë ka përfshirë edhe punën tonë të përditshme