DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Ushqim i sigurt, shëndet i mirë dhe një e ardhme e shkëlqyer

Produktet e freskëta të marra nga ferma përdoren për gatim, por sa i sigurt është ushqimi, që serviret? Në ditën botërore të sigurisë ushqimore, Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) bën një hap të rëndësishëm në rrugën për të mundësuar që ushqimet e sigurta dhe me vlera ushqyese mund t’i përfitojnë të gjithë njerëzit dhe planeti.

Ushqim i sigurt, shëndet i mirë. Kjo është tema e Ditës Botërore të Sigurisë Ushqimore, sepse ushqimi është thelbësor për mirëqënien e njerëzve. Sfida në ditët e sotme është se si të arrihet të kemi ushqim të sigurt. Sistemet globale të ushqimit, tashmë nën presionin e pandemisë Covid 19 janë subjekt i pengesave të zinxhirit të furnizimit, ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe tensioneve të luhatshme gjeopolitike.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tema, "ushqim i sigurt, shëndet i mirë", thekson rëndësinë e ushqimit të sigurt dhe me vlera, i cili siguron shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve. Të gjithë kemi një rol për të luajtur që të arrijmë të kemi ushqim të sigurtë. Pavarësisht nëse kultivojmë, përpunojmë, transportojmë, ruajmë, shesim, blejmë, përgatisim apo shërbejmë ushqim, siguria ushqimore është në duart tona.

Ndihma e standardeve në sigurinë ushqimore

Standardet promovojnë cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, si edhe efikasitetin e zinxhirit të furnizimit ushqimor nga ferma në gatim, dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve, zbulimin e baktereve dhe menaxhimin e rrezikut. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), luan një rol të rëndësishëm nëpërmjet standardit ISO 22000, për sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore, ndihmon të gjithë llojet e prodhuesve të ushqimit të menaxhojnë sigurinë e produkteve të tyre dhe mirëqenien e konsumatorëve të tyre, duke ofruar siguri brenda zinxhirit global të furnizimit me ushqim dhe duke ndihmuar njerëzit të përzgjedhin ushqime cilësore të besueshme.

Për të festuar Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, është publikuar standardi ISO 22003 i rishikuar për sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore (pjesa 1 dhe pjesa 2), nga i cili do të përfitojnë të gjithë.

Z. Torben Lyster-Clasen, kryetar i komitetit teknik, që hartoi standardet, si ekspert i fushës së standardve ISO 22000 dhe ISO22003, thekson se çfarë mund të arrijë bashkëpunimi. “Më shumë se njëqind ekspertë nga industria, organet e certifikimit të sigurisë ushqimore dhe organet e akreditimit punuan, duke bashkëpunuar për të hartuar dy standardet e reja.”