Udhëtimi dhe turizmi morën një goditje të fortë gjatë pandemisë COVID-19, duke u mbyllur kufinjtë, linjat ajrore dhe shumë biznese të tjera qëndruan të mbyllur për muaj të tërë. Gjatë kësaj kohe, që bizneset përpiqen të rimëkëmben me këtë realitet të ri, ndryshimi i vazhdueshëm i rregullave dhe rregulloreve po e bën më të thjeshtë ecurinë e biznesit.
Për më tepër, partnerët e bizneseve duhet të bëjnë kujdes me pritjen e turistëve gjatë kësaj periudhe ndërkohë që kriza nuk ka mbaruar ende dhe mënyrat e menaxhimit dhe frikës së kufizimeve janë ende në fuqi.
Për të ndihmuar sektorin e turizmit, secili nga vendet turistike haset me disa vështirësi ndaj ISO ka hartuar udhëzime ndërkombëtare, që u mundësojnë bizneseve të veprojnë në një botë ku pandemia e COVID -19 vazhon ende por të përpiqen, që turistët të priten në mënyrën më të sigurt të mundshme.
ISO po shpërndan udhëzimet ndërkombëtare për turizimin në shumë vënde, i cili do të ndihmojë të gjithë ofruesit e shërbimeve në sektorë të ndryshëm si: hotelieri, muze, transport, aktivitete dhe sektorë të tjerë turistikë, për të siguruar shërbime më të sigurta dhe për të parandaluar përhapjen e virusit.
Në pjesën e fundit të serisë së ISO-s mbi turizmin, Znj. Natalia Ortiz de Zárate, Menaxhere e komitetit teknik të ISO për turizmin (ISO/TC 228), shpjegon ndikimin e krizës në sektorin e turizmit dhe sesi standardet ISO mund të ndihmojnë në rivendosjen e besimin dhe ndërtimin e një sektori turistik më të qëndrueshëm dhe elastik.
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO), në vitin 2020 kishte një humbje rreth 1 miliardë turistë më pak, duke krijuar një humbje deri në 10 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për shumë vende.
Aktiviteti ekonomik në mbarë botën është ulur ndjeshëm, duke vënë në rrezik rreth 120 milionë vende pune. Për të mos përmendur eksportin: kolapsi në udhëtimet ndërkombëtare përfaqëson një humbje të vlerësuar prej 1.3 trilion dollarësh nga të ardhurat e eksportit - më shumë se 11 herë nga humbja e regjistruar gjatë krizës ekonomike globale të vitit 2009 (UNWTO, 2021).
Spanja, për shembull, pranoi 19 milionë turistë gjatë vitit 2020 krahasuar me 83 milionë në vitin 2019. Nga 16 000 institucione akomodimi turistike, që punësonin gati 600 000 njerëz, vetëm disa qindra mbetën të hapura gjatë periudhave të bllokimit për të ofruar shërbime nga punëtorët kryesorë. Me sektorin e përbërë kryesisht nga Ndërmmarjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), marzhet e të cilave janë shpesh të pakta, ka të ngjarë të ketë një efekt domino në fushat e tjera të ekonomisë.
Pavarsisht programeve të vaksinimit (ecuria e të cilëve është i pabarabartë në varësi të mirëqënies ekonomike të vendeve të ndryshme), perspektivat e përgjithshme të një rikthimi në normalitet në vitin 2021 duket se janë përkeqësuar për shkak të varianteve të reja të virusit, të cilat kanë shkaktuar vonesa në rihapjen e disa tregjeve.
Ekspertët parashikojnë rritje të kërkesës për aktivitete turistike të hapura dhe të bazuara në natyrë, me turizmin e brendshëm dhe përvojat e "udhëtimit të ngadalshëm", që fitojnë interes në rritje, gjë që në fakt është shumë pozitive. Sidoqoftë, shumica e ekspertëve nuk presin të shohin një kthim në normalitet si para pandemisë por që një normalitet i mundshëm pritet të ndodhë deri para vitit 2023.
Të pasurit e një gjuhë të përbashkët në të gjithë sektorin e turizmit është thelbësore. Lehtësimi i masave nga një rajon në tjetrin, nga një vend në tjetrin, do të ndihmojë në lehtësimin e ngarkesës, si për ofruesit e shërbimeve ndërkombëtarë të turizmit ashtu edhe për vetë turistët. Njerëzit duan të udhëtojnë dhe të fillojnë të bëjnë plane përsëri por ata kanë nevojë për njëfarë sigurie përsa i përket kushteve të udhëtimit dhe sigurisë në destinacionin e tyre.
Standardi ISO/PAS 5643, Turizmi dhe shërbimet që lidhen me të - Kërkesat dhe udhëzimet për të zvogëluar përhapjen e COVID-19 në sektorin e turizmit, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.
Ky specifikim i ri, i disponueshëm për këdo (PAS), është një udhëzues i thjeshtë për të ndihmuar çdo biznes turistik të përshtatet me normalen e re, në mënyrë që të mund të ofrojë shërbimet e tij në mënyrë të sigurt.
Pandemia aktuale është gjithashtu një mundësi për të rimenduar turizmin në të ardhmen, për të përgatitur plane, të cilat mbështesin rimëkëmbjen e qëndrueshme të turizmit, promovimin e tranzicionit dixhital dhe kalimin në një sistem turistik në harmoni me natyrën.
Marrja e masave për të parandaluar përhapjen e COVID-19 është kryesore por gjithashtu është i rëndësishëm edhe komunikimi i masave dhe mbajtja e turistëve të informuar për situatën. Komunikimi efektiv, do të luajë një rol kritik në rindërtimin e besimit tek turistët. Ndërsa shumë njerëz dëshirojnë të bëjnë pushime, ka ende shqetësime për sigurinë dhe rreziqet e përhapjes së virusit.
Ekziston gjithashtu shumë konfuzion nëse mund të udhëtojnë apo jo, rregullat rreth anulimeve, nëse bizneset janë të hapura dhe cilat shërbime mund të jenë të disponueshme kur turistët të mbërrijnë në destinacionin e kërkuar. Këto janë pyetjet kryesore, të cilave sektori i turizmit duhet t'i përgjigjet.
Disa shtete po i udhëzojnë turistët nëpërmjet disa shenjave dhe sinjaleve në mënyrë që të përshtaten më shpejt me ndryshimet e reja . Evropa, për shembull, ka vendosur Vulën e Sigurisë së Turizmit Evropian COVID-19, e cila bazohet në dakordësinë me standardin ISO/PAS 5643.
Qëllimi është të përmirësohen procedurat e sigurisë në sektorin e turizmit gjatë sezonit veror. Kjo Vulë shoqërohet me masa të tjera, të tilla si Certifikata dixhitale e COVID-19 e BE-së, e cila do të lehtësojë lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve në BE nga 1 korriku 2021.
Turizmi është shpesh një aktivitet ndërkombëtar. Ndarja e të njëjtave protokolle do të ndihmojë në rindërtimin e besimit midis udhëtarëve, të cilët mund të ngrenë pyetje nëse masat shëndetësore nuk janë të njëjta në të gjithë vendet për të luftuar të njëjtën pandemi!
Në të njëjtën kohë, faktet po evoluojnë vazhdimisht, duke krijuar një farë konfuzioni. Në fillim të pandemisë kishte kaq shumë të panjohura, të tilla si nëse njerëzit që ishin pozitivë për COVID-19, por nuk kishin simptoma gjithashtu mund të përhapnin virusin.
Verën e kaluar, ne gjithashtu dinim shumë pak për transmetimin e virusit në ujë (p.sh. në plazh ose në pishinë), ndërsa tani e dimë se hapësirat e mbyllura dhe ventilimi i dobët rrisin rrezikun e përhapjes. Ndërsa standardi ISO/PAS 5643 është hartuar bazuar në protokollet e mëparshme kombëtare, në të cilat ka përfituar nga mësimet e reja shkencore, duke përshtatur masat e propozuara me njohuritë e reja dhe në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit.
Nuk mund të mohohet se turizmi ka një ndikim të madh në mjedis, duke shkaktuar shterimin e burimeve natyrore si dhe problemet e ndotjes dhe mbeturinave. Por turizmi është gjithashtu një nxitës i rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e shumë vendeve, duke gjeneruar të ardhura, punësim, investime dhe eksporte.
Ai gjithashtu mund të financojë fusha të rëndësishme të tilla si ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, përmirësimet në infrastrukturë dhe objektet e komunitetit vendor. Efektet pozitive ose negative varen nga planifikimi dhe menaxhimi i aktivitetit.
UNWTO ka bërë thirrje për një "Rimëkëmbje të qëndrueshme të sektorit të turizmit", për të "Krijuar një ekuilibër midis nevojave të njerëzve dhe planetit për mirëqenien e të gjithëve". Kjo pandemi ka promovuar gjithashtu ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë e njerëzve dhe fushave të ndryshme të biznesit.
Nga pikëpamja mjedisore, është e vërtetë se planeti ka përfituar nga ky bllokim i përkohshëm në sektorin e turizmit. Por nga ana tjetër, disa masa shëndetësore dhe sigurie kërkonin përdorimin e paketimit individual, duke përdorur më shumë energji. Kjo krizë është bërë një mundësi e artë për të rritur kontributin e turizmit në 17 Qëllimet Globale të Axhendës së Kombeve të Bashkuara në vitin 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Standardizimi në turizëm është një pasqyrim i nevojave të sektorit të turizmit. Ne tani kemi Standarde Ndërkombëtare për akomodim të qëndrueshëm, aktivitete të zhytjes, udhëtime aventureske etj. Por është gjithashtu një mundësi për të nxitur bashkëpunimin dhe koordinimin në mbarë botën për t'u përballur me pandeminë dhe nxitjen ekonomike.
Ka shumë shembuj që tregojnë elasticitetin e jashtëzakonshëm të udhëtarëve dhe destinacioneve të turizmit. Një shembull janë hotelet, të cilët janë shndërruar në klinika të përkohshme në mënyrë, që të zvogëlojnë presionin mbi spitalet dhe të rrisin kapacitetin e shtretërve në dispozicion për t'u kujdesur për pacientët me COVID-19. Në Madrid, për shembull, ishin vënë në dispozicion deri në 14 prej tyre.
Shumë restorante kanë mësuar të përshtasin objektet e tyre (instalimin e tarracave në ambiente të hapura, përmirësimin e ventilimit dhe instalimin e paneleve ndarëse) dhe mënyrën e funksionimit të tyre, të tilla si dixhitalizimi i menusë ose nisja e shërbimeve të reja të shpërndarjes. Kjo risi ka qenë çelësi për përshtatjen me ndryshimet e reja.
Ishujt Kanarie, për shembull, janë shumë të varur nga turizmi, i cili përbën rreth 35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe punësimit. Gjatë pandemisë, ata riorientuan strategjinë e tyre për të tërhequr punonjës të telekomunikacionit, me parullën: "Zyra me ambientin më të mirë në botë". Tërheqja e punëtorëve në distancë do të pasurojë strukturën e modelit të tyre të turizmit dhe do të jetë një mundësi për të rifreskuar markën e destinacionit, përveç tërheqjes së profesionistëve të kualifikuar.
Teknologji të tilla si dronët, sensorë me kapacitet numërimi në kohë reale ose aplikacione dixhitale gjithashtu kanë ndihmuar në menaxhimin më të mirë të situatës, duke shmangur turmat në plazhe, gjë që ka lejuar përdorimin e tyre të suksesshëm në kushte të sigurta. Ne me të vërtetë po hyjmë në një epokë të re të turizmit - një periudhë novatore, të shpejtë dhe më në harmoni me atë që duan udhëtarët dhe mjedisi, për të krijuar përvoja më të pasura dhe më të vlefshme.
Udhëtimi dhe turizmi morën një goditje të fortë gjatë pandemisë COVID-19, duke u mbyllur kufinjtë, linjat ajrore dhe shumë biznese të tjera qëndruan të mbyllur për muaj të tërë.