DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

TURIZËM PËR TË GJITHË

Sapo është publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) Standardi i Parë Ndërkombëtar, për mundësinë e të bërit turizëm nga të gjithë njerëzit.

Për më shumë se një miliard njerëz në botë, të cilët janë me aftësi të kufizuara, udhëtimi mund të jetë një sfidë më vehte. ISO, duke njohur rëndësinë e heqjes së pengesave të panevojshme në sektorin e turizmit, ka publikuar një standard për të ndihmuar sektorin e turizmit, në mënyrë që, të gjithë të kenë të drejtën për të udhëtuar.

Standardi ISO 21902, Turizmi dhe shërbimet përkatëse - Turizmi i mundur për të gjithë - Kërkesat dhe rekomandimet, ofron kërkesa dhe udhëzime për të lehtësuar qasjen e barabartë dhe argëtimin që ofron turizmi për njerëz të të gjitha moshave dhe aftësive.

Ky standard përfshin këdo, që mund të përballet me vështirësi për t’u pranuar ose, që duhet të përmbushë disa kërkesa specifike për të bërë turizëm, siç janë kategoria e personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit.

Znj. Marina Diotallevi e Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO), e cila është gjithashtu edhe Këshilltare e grupit të punës së ekspertëve, të cilët hartuan standardin, tha se, mungesa e qëndrueshmërisë dhe qartësisë në të gjitha vendet turistike, mbi mënyrën se si të krijojnë lehtësira dhe të lejojnë shërbimet e turizmit në mënyrë të barabartë, vazhdon të krijojë pengesa.

"Këto pengesa shpesh ndodhin për shkak të mungesës së informacionit dhe trajnimit brenda sektorit të turzimit, që shpesh nënkupton se përpjekjet e tyre shkojnë dëm", tha ajo.

"Ekziston një mungesë e theksuar e udhëzimeve në sektorin e turizmit mbi mënyrën se si të zbatohen standardet e duhura në lidhje me mundësinë për t’u pranuar në sektorin e turizmit dhe ato standarde, të cilat aktualisht janë ekzistuese, ndryshojnë shpesh në vende të ndryshme apo edhe brenda kufijve kombëtarë të të njëjtit vend".

Z. Jesús Hernández, Kryetar i Projektit të standardit ISO 21902 dhe Drejtori i Përgjithshëm i Mundësive dhe Inovacionit në Fondacionin ONCE, tha se “Në disa vende, nuk ekzistojnë standarde të përshtatshme në lidhje me sektorin e turizmit, duke i lënë ofruesit e turizmit pa udhëzime përkatëse se si të krijojnë lehtësira dhe të ofrojnë paketa tursitike, në mënyrë që të gjithë të kenë kujdesin dhe shërbimin e merituar.

Standardi ISO 21902 është Standardi i Parë Ndërkombëtar, që synon të plotësojë një boshllëk të madh dhe në këtë mënyrë përmirësohet edhe gjithë zinxhiri i sektorit të turizimit".

Standardi i ri ka për qëllim të kujdeset për këdo që përfshihet ose preket nga sektori i turizmit. Kjo përfshin administratat kombëtare të turizmit dhe bordet e turizmit, bashkitë dhe njësitë publike, të cilat janë përgjegjëse për politikat infrastrukturore, zhvillimin dhe kuadrin legjislativ dhe rregullator.

Nga standardi ISO 21902 do të përfitojnë gjithashtu të gjitha bizneset, të tilla si operatorët turistikë dhe agjencitë e udhëtimit, ofruesit e transportit, ambientet e akomodimit dhe hotelieritë si dhe partnerët mbështetës të tillë si arkitektët, zhvilluesit e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit (ICT) dhe natyrisht, vetë turistët.

Turizëm për të gjithë

Turizëm për të gjithë

Sapo është publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) Standardi i Parë Ndërkombëtar, për mundësinë e të bërit turizëm nga të gjithë njerëzit