DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Testimi i përbërësve të formulave të ushqimeve për foshnja

Klasifikimi i përbërësve të formulave të ushqimeve për foshnja është ndër çështjet më delikate, sepse ushqimi i tyre duhet të jetë mëse i sigurtë. Për prodhimin e formulave të ushqimeve për foshnja duhet të përmbushen disa rregulla të përcaktuara. ISO ofron një seri standardesh ndërkombëtare, të cilat përdoren nga industria për përcaktimin e përbërësve të lëndëve ushqimore, një ndër to është dhe standardi i botuar së fundmi me titull: “Testimi i përbërësve të formulave të ushqimeve për foshnja”.

Përmirësimi i zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve është objektivi i formulave të ushqimeve për foshnja, ndaj për prodhimin dhe përbërësit dhe cilësinë e tyre duhen zbatuar shumë rregullore e ligje kombëtare. Baza e kërkesave të përbërësve për formulat e ushqimeve për foshnja jepet në standardet ndërkombëtare të hartuara nga organizata "Kodi i Ushqimit".

Metodat për përcaktimin e nivelit të përbërësve specifikë në këto produkte janë të shumta, por shumë prej tyre janë të vjetëruara ose jo të vlefshme për të gjitha llojet e formulave të ushqimeve për foshnja, që ofrohen aktualisht në treg. Nëse ofrohen më shumë metoda për prodhimin e formulave të ushqimeve për foshja, bëhet më i thjeshtë dhe i saktë përcaktimi i përbërësve të tyre.

Për të mundësuar verifikimin e përputhshmërinë e përbësve të formulave të ushqimeve për foshnja me kërkesat për prodhimin e tyre, sapo është publikuar një grup Standardesh Ndërkombëtare ISO, të cilat u hartuan, si pjesë e projektit SPIFAN (Paneli i palëve të interesuara në formulat e ushqimeve për foshnja dhe për të rriturFormulën e Foshnjeve), që u menaxhua nga AOAC INTERNATIONAL në bashkëpunim me ISO dhe Federatën Ndërkombëtare të Qumështit (IDF).

Ky projekt çoi në hartimin e kërkesave të metodës standarde të performancës dhe metodave të analizës për 20 ose më shumë përbërës ushqimorë kryesorë në formulat e ushqimeve për foshnja dhe për të rritur.

Standardi më i ri i serisë së standardeve për ushqimet e ISO-s i fundit është standardi ISO 23443, formula për ushqime për foshnja dhe për të rritur - Përcaktimi i β-karotenit, likopenit dhe luteinës me anë të kromatografisë së lëngshme të performancës së lartë të fazës së kthimit (RP-UHPLC). Luteina, β-karoten dhe likopen janë ndër karotenoidet e pranishëm në qumështin e njeriut dhe shpesh i shtohen formulave të ushqimeve të foshnjave dhe ushqimeve për të rritur, meqë luteina është e rëndësishme për vizionin dhe funksionin njohës dhe β-karoten siguron aktivitet me provitaminën A.

Erik Konings, drejtues i grupit të punës që hartoi standardet, tha se ato janë një arritje e madhe për industrinë e formulave të ushqimeve për foshnja dhe për konsumatorin, pasi ato janë rezultat i një bashkëpunimi ndërkombëtar, të cilat shërbejnë për të mbrojtur shëndetin e konsumatorit dhe për të lehtësuar tregtinë.

"Këto standarde ofrojnë një mënyrë efektive për të vërtetuar përputhshmërinë me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi ato përfaqësojnë një metodë ndërkombëtare të harmonizuar të testimit, në përputhje me organizatat e tjera të hartimit të standardeve, siç janë AOAC INTERNATIONAL dhe IDF,".

"Për më tepër, ky bashkëpunim është vlerësuar shumë nga organizata "Kodi i Ushqimit, një partner kryesor ISO-s, i cili pasi është thelbësor për përmirësimin e cilësisë së ushqimeve në mbarë botën.

Standardi ISO 23443 dhe standardet e tjera të series ISO janë hartuar nga grupi i punës WG 14, Vitaminat, karotenoidët dhe lëndë ushqyese të tjera, pjesë e komitetit teknik ISO / TC 34, produkte ushqimore, sekretariati i të cilit mbahet nga AFNOR dhe ABNT, anëtarët e ISO për Francën dhe Brazilin.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al