Një epokë e re për turizmin po vjen. Le të hedhim një vështrim më të afërt në tendencat e turizmit dhe në mënyrën, sesi standardet i mbështesin ato.
Turizmi gjithëpërfshirës
A mund të ekzistojë një vend, ku familjet dhe miqtë e tyre mund të pushojnë së bashku, njëkohësisht? Turizmi i aksesueshëm nga të gjithë, në të cilin ka qendra informimi, të cilat përdorin shkrimin brail dhe kanë infrastruktrurë të rregullt i shton vlerë përvojave të turizmit, duke u mundësuar njerëzve nga të gjitha sferat e jetës të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ai mund të realizohet me ndihmën e standardit ISO 21902, i cili mundëson kënaqësinë, gjatë pushimeve për njerëz të të gjitha moshave dhe aftësive, duke e bërë turizmin të aksesueshëm nga të gjithë.
Një studim tregon se turizmi i aksesueshëm nga të gjithë është një biznes i rëndësishëm në zhvillim, i cili pritet të gjenerojë të ardhura prej 88.6 miliardë euro deri në vitin 2025. Standardi i ndihmon ofruesit e shërbimeve turistike të promovojnë destinacione të përshtatëshme për turistët dhe për personat me aftësi të kufizuara dhe që ato të kuptojnë mundësitë që ofron ky biznes fitimprurës.
Pavarësisht, nëse jeni një grua shtatzanë, një grua e moshuar ose një person me aftësi të kufizuara, ju keni të njëjtën të drejtë si gjithë të tjerët për të shijuar jetën, me anë të turizmit pa pengesa. Ndikimi i standardit ISO 21902 shkon përtej përfitimeve të turistëve dhe përfshin aksesueshmërinë në vlerat sociale dhe ekonomike të shoqërisë.
Vazhdueshmëria e traditave të gatimeve
Ushqimi, që hamë tregon se kush jemi. Ai është një zgjerim i identiteteve tona etnike dhe historive tona personale. Një nga mënyrat më të mira për të njohur plotësisht kulturën e një vendi është të shijoni kuzhinën e tij unike, prandaj është shumë e rëndësishme që ta ruajmë traditën e gatimeve në mënyrën e duhur.
Standardi ISO21621 jep kërkesat dhe rekomandimet për restorantet tradicionale në mbarë botën që ti ofrojnë turistëve një përvojë autentike të kuzhinës. Ai, veçanërisht fokusohet në ruajtjen e traditës, që nga specifikimi se si duhet të duken restorantet e deri tek mënyra se si duhet të shërbehet ushqimi për të treguar se operatorët turistikë i qëndrojnë besnikë trashëgimisë së tyre. Kjo do t'i ndihmojë turistët të bëjnë zgjedhje më të mira të vendeve, se ku të hanë dhe të shijojnë gatimet e kuzhinës së vendasve.
Turizmi i gjelbër
Tradicionalja do të vazhdojë të jetë një prioritet për hotelet në vitin 2022, për më tepër statistikat për vitin 2022 e tregojnë se 76% e turistëve do të zgjidhnin vendet tradicionalee akomodimit. Me ndihmën e standardit ISO21401, vendet e akomodimit të turistëve mund të përmirësojnë ndikimin e tyre në mjedis, të promovojnë ndërveprimin social dhe të kontribuojnë në komunitet.
Akomodimi i turistëve në vende sa më të mira është thelbësor për zhvillimin e turizmit. Interesi global për turizmin tradicional rrit dëshirën e njerëzve për të përjetuar shërbime dhe produkte tradicionale. Ndërsa turistët bëhen më të vetëdijshëm për rëndësinë e turizmit tradicional, ata mund të shijojnë pushime, duke e ditur se kanë kontribuar në mbrojtjen e planetit tonë.