DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Tema e Ditës Botërore të Shëndetit të këtij viti është "Mbështetja e infermierëve dhe mamive"

Nuk është vetëm kur ka pandemi që mjekët, infermierët dhe mamitë, farmacistët dhe gjithë personeli shëndetësor punojnë pa u lodhur për të mirën e shëndetit publik. Ata e bëjnë atë në çdo ditë të vitit, duke na dhënë sigurinë për potencialin e tyre të plotë në mbrojtje të shëndetit të gjithësecilit nga ne.

Tema e Ditës Botërore të Shëndetit të këtij viti është "Mbështetja e infermierëve dhe mamive", ku Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka Standarde.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) edukimi i infermierëve dhe mamive me Standardet Ndërkombëtare ka kuptim ekonomik. Përmirësimi i shëndetit, promovimi i barazisë gjinore dhe mbështetja e forcimit financiar të ekonomisë janë vetëm disa nga përfitimet e një sistemi të mirëfunksionimit të kujdesit shëndetësor, ku infermierët dhe mamitë mund të punojnë me potencialin e tyre të plotë.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, ISO njofton se ka miratuar një projekt për të zhvilluar një sërë aktivitetesh ndërkombëtare, me qellim përmirësimin e cilësisë së mjediseve të mësimit klinik për profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Sally Swingewood, Drejtuese e Grupit të Punës në ISO thotë se infermierët dhe mamitë përbëjnë 50% të fuqisë punëtore të kujdesit shëndetësor në shumë vende të botës. Kjo, e shoqëruar edhe me një mungesë globale të profesionistëve, do të thotë se ka një nevojë imediate për staf të kualifikuar me përvojë të gjerë klinike, të cilët të jenë të mire-përgatitur për t'u përshtatur në një larmi të gjerë të nevojave e situatave.

Gjithashtu, në hartim e sipër është edhe një standard tjetër i ISO-s, që synon mbështetjen e infermierëve dhe mamive nga nivelet e larta drejtuese. Standardi që po përgatitet ISO 22956 “Menaxhimi i Institucioneve Shëndetësore - Udhëzime për personelin në ka qendër pacientët”, synon të ndihmojë institucionet e kujdesit shëndetësor të konsiderojnë më mirë dhe të sigurojnë aftësi dhe burime të fuqisë punëtore në lidhje me nevojat e pacientëve.

Dr. Veronica Muzquiz Edvard, Kryetare e Komitetit Teknik ISO që po përgatit standardin, tha: COVID-19 është shpallur një pandemi globale dhe bota është në ankth, me respekt dhe vlerësim për shumë infermierë dhe mami, që janë vetëmohuar në këtë kohë, në shërbim të pacientëve. Ky standard tregon që infermierët dhe mamitë kanë nevojë për mbështetje dhe burime adekuate për të qenë më efektiv dhe se një qasje e përqendruar tek pacienti për personelin, mund të ketë një ndikim pozitiv në sigurinë dhe cilësinë e kujdesit ndaj pacientit".

Kujdesi shëndetësor universal ka të bëjë me mbulimin e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve me shërbim shëndetësor cilësor. Përmes portofolit prej më se 1400 standardeve për shëndetësinë, ISO ofron zgjidhje që mbështesin spektrin e plotë të shërbimeve të nevojshme gjatë gjithë jetës së një personi - nga pajisjet mjekësore deri tek menaxhimi i institucioneve shëndetësore, informatika shëndetësore dhe ilaçet tradicionale. ISO dhe shëndeti përbëjnë numrin standardeve më të rëndësishme ndërkombëtare, të përdorura në industrinë e shëndetësisë, për të siguruar që trajtimet mjekësore dhe produktet tona janë të sigurta dhe cilësore.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al