DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Të hash si vendasit

Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) ka publikuar një standard të ri për të përcaktuar restorantet tradicionale.
Një nga qëllimet e çdo udhëtimi është të provohen gatimet tradicionale të vendit, që do të vizitohet, por të shijosh autentiken në restorantet tradicionale nuk është e lehtë për shkak të kurtheve turistike, që e bëjnë të vështirë dallimin. Për këtë arsye është publikuar një standard i ri.

Standardi ISO 21621, Turizmi dhe shërbimet që lidhen me të – Restorante tradicionale – Aspekte vizuale, dekorim dhe shërbime, specifikon kërkesat dhe rekomandimet për ofrimin e një përvoje reale kulinare. Standardi mbulon gjithçka, duke filluar nga mënyra sesi duhet të arredohet restoranti, vendosja e tavolinave, stafi i shërbimit, kërkesat për menunë për të treguar se restoranti shërben në përputhje me rajonin dhe kulturën, që pretendon se është.

Znj. Hensa Ghaderi, Kryetare e komitetit të ekspertëve, që hartuan standardin, tha se është e rëndësishme që turistët të mund të bëjnë dallimin, midis atij, që është me të vërtetë një restorant tradicional dhe atyre, që thjesht pretendojnë se janë të tillë.

Ajo tha: “Deri sot, ka pasur mungesë të kritereve të unifikuara ndërkombëtare për atë që është ‘tradicionale’ dhe atë jo tradicionale, e cila, mund të rezultojë në klientë të pakënaqur”.
"Standardi i ri jo vetëm që do t'i ndihmojë turistët të bëjnë zgjedhje më të informuara, por edhe do të motivojë industrinë të përmirësojë ofertën e shërbimeve."