Gjithsej janë adoptuar në total 463 standarde dhe dokumente standardizimi si Standarde Shqiptare (SSH) dhe Dokumente Standardizimi Shqiptare (DS), të cilat janë publikuar si Standarde Shqiptare (SSH) dhe vënë në dispozicion të palëve të interesuara (biznese, institucione, laboratorë, persona fizikë) dhe sipas programit të punës nga ku 198 standarde janë në fushën e Elektroteknikës dhe Telekomunikacionit dhe 265 standarde nga të gjitha fushat e ekonomisë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, Janar - Maj 2023, kemi nje rritje të konsiderueshme me rreth 121 standarde të adoptuara më shumë për periudhën Janar - Maj 2024.
Të ndara sipas origjinës së tyre, Standardet Shqiptare (SSH) të publikuara gjatë periudhës së raportimit janë:
Ndërsa sipas sektorëve të ekonomisë janë:
Shitja e standardeve, SSH, ka patur rritje për periudhën Janar - Maj 2024 krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2023, si më poshtë vijon:
Janë shitur gjithsej 441 standarde ose 237% më shumë se gjatë 2023 për të njejtën periudhë ku u shitën 186 standarde.
Standardet më të shitura gjatë 2024 janë standarde të fushës së teknologjisë së informacionit, IT, ndërsa gjatë 2023 standardet më të shitura kanë qenë të fushës së hidrokarbureve, naftë.