DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardi SSH EN ISO 8098:2023 “Biçikleta - Kërkesat e sigurisë për biçikleta për fëmijë të vegjël (ISO 8098:2023, Versioni i korrigjuar 2023-08)”

Ky standard specifikon kërkesat e sigurisë dhe performancës, metodat e provës për projektimin, montimin dhe testimin e biçikletave dhe pjesëve përbërëse të montuara plotësisht për fëmijët e vegjël. Ai gjithashtu parashtron direktiva për udhëzimet për përdorimin dhe kujdesin ndaj biçikletave. Standardi është i zbatueshëm për biçikletat me lartësi maksimale të shalës më shumë se 435 mm dhe më pak se 635 mm, të vëna në lëvizje nga një forcë e transmetuar në rrotën e pasme. Nuk zbatohet për biçikleta speciale të menduara për të kryer marifete (p.sh. biçikleta BMX). SHËNIM Për biçikletat me lartësi maksimale të shalës 435 mm ose më pak, shihni rregulloret kombëtare për lodrat me lëvizje dhe me lartësi maksimale të shalës 635 mm ose më shumë, shihni ISO 4210-1 deri në ISO 4210-9.