Standardi SSH EN ISO 52016-1:2017 “Performanca energjetike e ndërtesave - Nevojat e energjisë për ngrohje dhe ftohje, temperaturat e brendshme dhe ngarkesat e ndjeshme dhe të fshehura të nxehtësisë - Pjesa 1: Procedurat e llogaritjes”
Ky standard përcakton metodat e llogaritjes për vlerësimin e:
a) nevojës së energjisë për ngrohje dhe ftohje, duke u bazuar në llogaritjet orare ose mujore;
b) nevojës latente të energjisë për (mos) krijimin e avullit, bazuar në llogaritjet orare ose mujore;
c) temperaturës së brendshme, bazuar në llogaritjet orare;
d) Ngarkesës së ndjeshme të ngrohjes dhe ftohjes, bazuar në llogaritjet orare;
e) lagështisë dhe ngarkesës së ngrohjes latente për (mos) krijimin e avullit, bazuar në llogaritjet orare;
f) projektit të ngarkesës së ngrohjes së ndjeshme dhe projektit të ngarkesës së ngrohjes latente, duke përdorur një interval llogaritjeje orare;
g) kushteve të furnizimit me ajër për të siguruar krijimin e avullit.
Metodat e llogaritjes mund të përdoren për të gjithë llojet e ndërtesave, të cilat përdoren për qëllime të ndryshme.