DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardi SSH EN ISO 14064-3 si pjesë e serisë së standardeve që lehtësojnë krizën mjedisore

Standardi ISO 14064-3 ofron udhëzime teknike për të gjithë operatorët që implementojnë projekte dhe menaxhojnë sistemet e monitorimit të niveleve të gazrave serrë (GHG) në mjedis. Ky dokument teknik, në përputhje me standardet ISO 14064-1, ISO 14064-2 dhe të gjithë serinë e standardeve 1406x, synon të lehtësojë krizën mjedisore në planet, duke ofruar zgjidhje praktike lidhur me monitorimin dhe dokumentimin e niveleve të emetimit të gazrave serrë në mjedis.

ISO 14064-3, përcakton kërkesat për përzgjedhjen e verifikuesve dhe monitoruesve të gazrave serrë, vendosjen e nivelit të sigurisë, objektivat, kriteret dhe qëllimin, përcaktimin e qasjes së vlefshmërisë/verifikimit, vlerësimin e të dhënave, sistemet e informacionit dhe kontrollit të gazrave serrë dhe përgatitjen e raporteve të vlerësimit organizativ lidhur me këto aspekte.



Të gjithë operatorët e interesuar që punojnë lidhur me procese ku emetohen gazra serrë mund të zgjedhin të aplikojnë parimet e këtij standardi në nivel organizate, projekti dhe produkti final. E veçanta e këtij standardi në raport me standardet pararendëse të serisë 14064x, është përfshirja e katër parimeve të vlerësimit të pavarur të emetimeve të dëmshme, që janë paanshmëria, sjellja etike, prezantimi i drejtë dhe kujdesi i duhur profesional. Shumë ente rregullatore në mbarë botën kanë përcaktuar ISO 14064-3 si një standard të detyrueshëm për akreditimin e skemave të trajtimit teknik të emetimeve të dëmshme.

ISO 14064-3, është adoptuar si standard shqiptar, mes SSH EN ISO 14064-3- Gazet serrë - Pjesa 3: Specifikimi me udhëzuesin për vlerësimin dhe verifikimin e pranisë së gazeve serrë

Këtë standard dhe të gjithë serinë ISO 1406x, mund ta përfitoni dhe ta bëni pjesë të punës suaj përmes procedurës së blerjes së standardeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, duke na vizituar fizikisht në zyrat tona apo duke kryer porosinë tuaj online në link-un: https://dps.gov.al/sq/