DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardi Evropian EN 17099 ''Kërkesat për etiketimin e peshkut dhe produkteve të detit"

Organizatat kryesore në industrinë e prodhimeve të detit kanë arritur në rezultatin se logjistika dhe kostot operative përbëjnë deri në 15% të kostos së shitjes të peshkut dhe produkteve të detit.

Miratimi i etiketimeve të standardizuara të peshkut dhe prodhimeve të detit dhe proceseve transparente mund të reduktojë kohën dhe burimet e kërkuara për përmbushjen e detyrimeve ligjore, reduktimin e kostove operative dhe plotësimin e kërkesave të klientëve, të cilat janë gjithnjë në rritje.

Shpërndarja e peshkut dhe produkteve të detit në Evropë, aktualisht kryhet duke përdorur variante të qasjeve të ndryshme.

Standardi Evropian EN 17099 'Teknologjia e informacionit - Peshku dhe produktet e detit - Kërkesat për etiketimin e njësive shpërndarëse në paleta, në tregtinë e peshkut dhe produkteve të detit do të ndihmojë industrinë e peshkut dhe produkteve të detit të sigurojë shpërndarje më të shpejtë, më efikase dhe zinxhirin e furnizimit me kosto më të ulët, për produktet e freskëta dhe të ngrira të peshkut dhe produkteve të detit.

Standardi evropian (EN) specifikon kërkesat për etiketimin e njësive të shpërndarjes dhe paletave në tregtinë e peshkut dhe produkteve të detit në Evropë.

Standardi përcakton, që informacionet në lidhje me datën e mbylljes, datën e paketimit, origjinën dhe informacione të tjera rreth peshkut dhe produkteve të detit mund të lexohen nga të gjithë njerëzit, në të gjithë zinxhirin e vlerës, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Informacioni, që duhet të jepet në etiketa gjendet në Rregulloren e BE-së, si dhe informacione të tjera që mund të kërkohen në të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Etiketimi i shton vlerë produktit, duke lehtësuar shpërndarjen me cilësi më të lartë, rritjen e efikasitetit, prodhimin më të mirë, përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe në të njëjtën kohë sigurimin e respektimit të të gjitha rregulloreve kombëtare dhe të BE-së.

Standardi EN 17099 është hartuar për të ndihmuar industrinë, që të përmbushë kërkesat e klientëve dhe konsumatorëve, të cilat gjithnjë janë gjithnjë në rritje, për shpërndarje të shpejtë dhe informacion të qëndrueshëm. Nga ana tjetër, shpërndarja e përmirësuar do ta vështirësojë tregtimin e produkteve të detit, të cilat janë prodhuar jashtë rregullave të prodhimit të peshkut dhe produkteve të detit.

Etiketimi i standardizuar do të përmirësojë cilësinë dhe disponueshmërinë e të dhënave të shpërndarjes dhe do të mbështesë bashkëveprimin, midis sistemeve të teknologjisë së informacionit, në dobi të konsumatorëve dhe kompanive të produkteve të detit.