DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

“Standardet ndihmojnë në rritjen e cilësisë së shërbimeve”

CEN dhe CENELEC theksojnë rolin e standardeve në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të biznesit dhe në mbështetje të rritjes së këtij sektori kyç për ekonominë.

CEN dhe CENELEC janë të angazhuar për mbështetjen e hartimit dhe miratimit të standardeve vullnetare që i mundësojnë bizneseve të operojnë në mënyrë më efikase, të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, në kompletimin e Tregut të Vetëm Evropian, dhe të mbështesin rritjen e vazhdueshme të këtij sektori kyç.

“Shërbimet e Biznesit” i referohet një game të gjerë të aktiviteteve ekonomike të ofruara nga sektori privat duke filluar nga një kompani që shet lloje të ndryshme shërbimesh në një kompani apo organizatë tjetër. Shembuj të shërbimeve të biznesit përfshijnë: shërbimet profesionale (të tilla si ato të kontabilitetit, konsultime dhe shërbime ligjore); shërbimet teknike (të tilla si dizajn/projektime, inxhinieri dhe shërbimet e arredimit, të arkitekturës); dhe shërbimet mbështetëse operative (të tilla si zyrat për shit-blerjen, dhënien me qera të pronave të paluajtshme, rekrutimin e stafit, sigurisë dhe shërbimet e pastrimit). Ato përfshijnë gjithashtu shërbimet e lidhura me produkte të veçanta (të tilla si kontratat e mirëmbajtjes).

Prirja drejt transferimit është një tregues kryesor i rritjes në sektorin e shërbimeve të biznesit, i cili në terma të përgjithshëm vlerësohet të jetë dyfishuar gjatë dekadës së fundit. Sipas Komisionit Evropian, sektori i shërbimeve të biznesit në Bashkimin Evropian përfshin 4 milion kompani, punëson 20 milionë njerëz, dhe zë (të paktën) 11.7% të ekonomisë së BE-së (d.m.th. rreth 1.5 trilion € e vlerës së shtuar bruto në vit).

Grupi i Nivelit të Lartë i Komisionit Evropian për Shërbimet e Biznesit është relativisht i ri (që nga Marsi 2013) dhe anëtarët e tij përfshijnë përfaqësues të aktorëve të ndryshëm duke përfshirë organizata të biznesit dhe punëdhënësish, ofruesit e shërbimeve, unionet tregtare dhe institute kërkimore.

Grupi i Nivelit të Lartë për Shërbimet e Biznesit ka botuar nje raport, i cili paraqet vizionin për arritjen e fuqizimit të sektorit të shërbimeve të biznesit në Evropë, dhe thekson nevojën për të siguruar një Treg të Vetëm Evropian të integruar me "një kuadër mbështetës rregullator dhe me standarde të përbashkëta".

Raporti final i Grupit të Nivelit të Lartë përcakton një sërë rekomandimesh për Komisionin Evropian, duke përfshirë nevojën për të kompletuar Tregun e Vetëm Evropian të shërbimeve të biznesit, dhe i referohet rolit të standardeve evropiane në këtë kontekst. Aty theksohet gjithashtu rëndësia e heqjes së pengesave në tregtinë ndërkombëtare sa i përket shërbimeve të biznesit, në mënyrë që kompanitë Evropiane të mund të shesin shërbimet e tyre nëpër botë.

Duke folur në emër të CEN dhe CENELEC, Scott Steedman tha: "Ne mirëpresim publikimin e Raportit Final të Grupit të Nivelit të Lartë të Shërbimeve të Biznesit, brenda të cilit CEN dhe CENELEC ka luajtur një rol aktiv. Raporti nënvizon nevojën e përfundimit të Tregut të Vetëm Evropian për shërbimet e biznesit dhe nxjerr në pah vlerën e shtuar të hartimit dhe miratimit të standardeve vullnetare në nivel evropian".

"Të gjitha provat tregojnë se duke aplikuar standardet përkatëse, kompanitë mund të përfitojnë performancën, produktivitetin dhe efikasitet në nivelet më të larta. Standardet po ashtu i ndihmojnë kompanitë të përmirësojnë cilësinë dhe besueshmërinë e shërbimeve të ofruara, e cila çon në nivele më të larta të besimit dhe kënaqësisë së konsumatorëve të tyre".

Me miratimin e standardeve të përbashkëta në nivel evropian, të njohura dhe të pranuara në 33 vende (duke përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE-së), CEN dhe CENELEC e bën më të lehtë për kompanitë të shesin produktet dhe shërbimet e tyre në të gjithë Evropën. Bizneset, autoritetet publike dhe organizatat e tjera që dëshirojnë të operojnë në sektorin e shërbimeve të biznesit mund të përfitojnë gjithashtu nga të paturit akses në një zgjedhje shumë më të gjerë të ofruesve të shërbimeve.

CEN dhe CENELEC gjithashtu luajnë një rol të madh në punën me organet kombëtare dhe rajonale të standardizimit në gjithë botën për nxitjen e harmonizimit ndërkombëtar të standardeve, si me anë të marrëveshjeve dypalëshe dhe përmes organizatave ndërkombëtare të standardizimit ISO dhe IEC. Përdorimi i standardeve të përbashkëta në nivel ndërkombëtar e bën më të lehtë për kompanitë me bazë në Evropë për të ofruar dhe të shesin shërbimet e tyre në pjesë të tjera të botës, veçanërisht në kuadrin e marrëveshjeve tregtare midis Bashkimit Evropian dhe partnerëve tregtarë kyç të saj.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit do të gjeni të gjitha standardet që përdoren sot në Bashkimin Evropian me çmime tepër konkurruese.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 - Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al