DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Sinjale sigurie për ujëra dhe flamurë sigurie për plazhe

Në kohët e sotme njerëzit i bëjnë pushimet në çdo vend të botës prandaj shenjat dhe flamujt e sigurisë për plazhe duhet të përcaktohen në një gjuhë globale. Sapo është përditësuar standardi ISO 20712-3:2020, Sinjale sigurie për ujëra dhe flamurë sigurie për plazhe.

Shenjat e sigurisë janë të njëjta në të gjithë botën dhe duhet të shmangin ndyshimet në gjuhë, kulturë, vendndodhje dhe vendosje. Standardet kryesore të ISO-s, për simbolet grafike sigurojnë, që të gjithë të kuptojnë informacionin jetik të simboleve të sigurisë në çdo vend, duke përfshirë këtu edhe plazhin.

Standardi ISO 20712-3:2020, Sinjale sigurie për ujëra dhe flamurë sigurie për plazhe - Pjesa 3: Udhëzime për përdorim, ndihmon në zgjedhjen dhe përdorimin e shenjave të sigurisë për ujra dhe standardi ISO 7010, simbolet grafike - Ngjyrat e sigurisë dhe shenjat e sigurisë - Shenjat e regjistruara të sigurisë, dhe flamuj të sigurisë për plazhe, të cilat specifikohen në standardin ISO 20712-2, Sinjale sigurie për ujëra dhe flamurë sigurie për plazhe - Pjesa 2: Specifikimet për flamujt e sigurisë për plazhe - Ngjyra, forma, kuptimi dhe performanca.

Versioni i përditësuar i standardit ISO 20712-3 ofron udhëzime se ku të vendosen shenjat dhe flamujt, si të vendosen ato, ndriçimi, mirëmbajtja etj. Ai gjithashtu jep informacion mbi projektin dhe vendndodhjen e shenjave, duke mos lënë asnjë vend të plazhit pa shenja sigurie.

Seria e standardeve jep praktikën më të mirë ndërkombëtare në përdorimin e shenjave të sigurisë së ujit, në njohjen dhe kuptimin e simboleve, gjë që ndihmon në përmirësimin e sigurisë për të gjithë, duke mundësuar uniformitetin në të gjithë botën.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al