DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Siguria e lodrave dhe e pajisjeve të argëtimit - Pjesa 1: Projektimi dhe prodhimi

Standardi përcakton kërkesat minimale të nevojshme për sigurinë e projektimit, përllogaritjen, prodhimin dhe instalimin e pajisjeve, të cilat instalohen në mënyrë të përhershme ose të përkohshme, në panaire, parqe lojrash ose në vendndodhje të ndryshme, të cilat mund të përdoren nga persona të ndryshëm gjatë kohës së lirë, siç mund të jenë p.sh. rrethrrotullimet, lëkundëset, anijet, dhe strukturat për shfaqje artistike ajrore. Standardi nuk përfshin kërkesa sigurie për tribunat qendrore, skelat, të cilat përdoren në ndërtim, trampolinat, të cilat përdoren në pishina dhe pajisje lojrash të thjeshta, që mund të mbajnë deri në tre fëmijë. Për pajisje, të cilat nuk janë të përfshira në kërkesat e standardit EN 13814-1 zbatohen standardet përkatëse, si dhe kërkesat e sigurisë për shëndetin e punëtorëve zbatohen sipas rregullave kombëtare.