DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Sapo është publikuar nga ISO udhëzuesi për menaxhimin e mjedisit

Pas rishikimit të ISO 14001, na vjen në ndihmë standardi i sapo publikuar ISO 14004, i cili ndihmon organizatat që të marrin maksimumin nga sistemi i tyre i menaxhimit të mjedisit.

Menaxhimi i ndikimeve në mjedis - dhe efektet që ato kanë në biznes - është një kërkesë në rritje dhe e domosdoshme për organizatat, pavarësisht nga madhësia apo lloji i tyre. Një sistem i shëndoshë i menaxhimit të mjedisit (EMS) ndihmon në matjen dhe menaxhimin e faktorëve të mjedisit, duke krijuar mundësi të mira jo vetëm për biznesin, por për shoqërinë në tërësi.

Standardi i sapo rishikuar ISO 14004:2016, Sistemet e menaxhimit të mjedisit - Udhëzimet e përgjithshme për zbatim, i ofron organizatave mbështetje dhe u vjen në ndihmë për vënien në zbatim të një EMS-je. Standardi ka për qëllim të komplementojë standardin ISO 14001, dhe nuk kufizohet vetëm me këtë.

Anne-Marie Warris, Kryetare e ISO/TC 207/SC 1, e komitetit teknik e cila hartoi standardin dhe ndërmori rishikimin e tij, citon se:

"Versioni i ri i standardit ISO 14004 i siguron organizatave detaje dhe informacione të mëtejshme në lidhje me zbatimin e standardit të ri ISO 14001:2015.

Disa nga ndryshimet përfshijnë fokusimin mbi mbrojtjen e mjedisit, performancës mjedisore, perspektivën e ciklit të jetës – ri-ciklimin e mbetjeve, drejtimin dhe menaxhim strategjik të mjedisit".

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë; Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55; Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al