DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Rrjetet sociale dhe menaxhimi i situatave të vështira

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka publikuar një standard të ri, i cili jep udhëzime për mënyrën, sesi të informohen përdoruesit e rrjeteve sociale, gjatë një situate të vështirë.

Organizatave dhe bizneseve, rrjetet sociale i ofrojnë mundësinë për të kontaktuar klientët, të cilët janë të rëndësishëm për ta. Shpejtësia me të cilën informacioni mund të vihet në dispozicion të klientëve i bën rrjetet sociale një mjet të paçmueshëm për dhënien e përditësimeve në situata të vështira.

Fatkeqësisht, llojet e papërshtatshme të informacioneve në rrjetet sociale mund të përhapen shpejt dhe mund të sjellin pasoja të rënda. Për situatat sfiduese, që kërkojnë komunikim efektiv, janë vënë në dispozicion udhëzimet e standardit të ri ISO 22329, Siguria dhe qëndrueshmëria – Menaxhimi i situatave të vështira – Udhëzimet për përdorimin e rrjeteve sociale në raste situatash të vështira. Standardi ISO 22329 është hartuar nga komiteti teknik ISO, të cilit i janë besuar çështjet e menaxhimit të situatave të vështira në rrjetet sociale.
Standardi i ri ndërkombëtar shërben si një ndryshues i situatës, kur bëhet fjalë për përdorimin sa më të mirë të rrjeteve sociale të disponueshme në dhënien e informacionit të saktë për të gjithë përdoruesve në kohën e duhur.



Rrjetet sociale janë vendi i parë, ku shumica e njerëzve shikojnë, kur kanë nevojë për informacion ose duhet t'u bëjnë të ditur njerëzve të tjerë se çfarë po ndodh në jetën e tyre. Në raste situatash të vështira është thelbësore dhënia e informacioneve të sigurta në rrjetet sociale.

Përveç dhënies së udhëzimeve për përdorimin e rrjeteve sociale në menaxhimin e situatave të vështira, standardi i ri ISO ndihmon gjithashtu, organizatat dhe publikun që të përdorin në mënyrë efektive dhe të ndërveprojnë, nëpërmjet rrjeteve sociale para, gjatë dhe pas ndodhjes së një ngjarje. Ai gjithashtu jep mënyrat në të cilat rrjetet sociale mund të mbështesin punën e shërbimeve të emergjencës.

Standardi ISO 22329 mund të përdoret nga çdo njeri i përfshirë në menaxhimin e emergjencave dhe komunikimin e situatave të vështira, duke përfshirë organizatat qeveritare dhe joqeveritare dhe bizneset. Ai u hartua nga komiteti teknik ISO/TC 292, Siguria dhe elasticiteti, sekretariati i të cilit mbahet nga SIS, anëtari i ISO për Suedinë.