Femrat kanë luajtur një rol kryesor në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe jo vetëm kanë ndihmuar në të, por edhe kanë përcaktuar rregullat për të gjitha veprimtaritë, që kryhen në shkencë në ditët e sotme. Dita ndërkombëtare e pjesmarrjes së femrës në kërkimin shkencor, këtë vit vjen me tematikën e theksimit të rolit kryesor që ka puna e kryer nga femrat në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë.
Tematika e ditës botërore të pjesmarrjes së femrës në kërkimin shkencor sivjet është "Barazia, diversiteti dhe gjithpërfshirja e femrave në kërkimin shkencor. Në këtë ditë i kushtohet vëmendje nevojës të rritjes të pjesmarrjes së femrave për të pasur barazi gjinore në kërkimin shkencor, që të realiyohet objektivi i gjashtë i Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit dhe pajisjen me ujë të pijshëm dhe kanalizime. Barazia gjinore është një prioritet global në axhendën e vitit 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, i cili përfshin nxitjen dhe mbështetjen e femrave për t’u arsimuar e zhvilluar idetë e tyre, të cilat ndikojnë në zhvillimin e shkencës.
Dr Veronica Muzquiz Edwards i jep prioritet vlerës së arsimit në zhvillimin e karrierës. Ajo është presidente dhe drejtore ekzekutive e institutit të standardeve të kujdesit shëndetësor, i cili harton standarde të akredituara nga ANSI, që ndihmojnë në përmirësimin shëndetit dhe mirëqenies sociale, duke mundësuar barazinë gjinore, efikasitetin dhe efektivitetin e organizatave të kujdesit shëndetësor, nëpërmjet hartimit të standardeve.
Dr. Edwards tha: “Pjesmarrja në komunitete shkencore do të bëhet më gjithëpërfshirëse, kur pjesë e tyre janë profesionistë, të cilët japin ide të ndryshme. “Femrat sjellin një tërësi mendimesh dhe idesh, unike në shkencë, të cilat kanë potencialin për të çuar përpara industrinë me metoda të reja ose të anashkaluara ndër vite.”
Ajo është edhe kryetare e komitetit teknik ISO, ISO/TC 304, Menaxhimi i organizatave të kujdesit shëndetësor. Komiteti ISO, i cili përfshin 32 vende pjesëmarrëse dhe vëzhguese harton standarde ndërkombëtare për menaxhimin e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë fusha të rëndësishme si teleshëndetësia, kujdesi gjatë pandemisë dhe menaxhimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Dr Edwards nëpërmjet një iniciative globale nxit pjesmarrjen në standardizim të shumë femrave të interesuara për shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën. “Shtimi i drejtueseve femra do të sjellë një seri të re standardesh për shkencën. Çdo vit, shumë femra me ide të reja diplomohen në vende të ndryshme të botës. Rruga e femrave drejt zhvillimit të shkencës kërkon ndërgjegjësim dhe udhëheqje profesionale.”
Me anë të planit të saj të veprimit për rritjen e pjesmarrjes së femrave në hartimin e standardeve, ISO ka prioritet fokusimin në mbledhjen e të dhënave, krijimin e një rrjeti për të ndarë praktikat më të mira dhe rritjen e ndërgjegjësimit për standardet nduke u bazuar te barazia gjinore dhe fuqizimn e rolit të pjesmarrjes së femrave. Dr Edwards është në një ndër mijëra ekspertët, që mbajnë komunikime globale në lidhje me standardet ISO dhe bashkëpunojnë me profesionistë të fushës së shkencës në të gjithë botën, të cilët kontribojnë në ndërtimin një të ardhme të qëndrueshme, duke u bazuar në parimin e barazisë gjinore.