Standardi SSH EN ISO 16140-3:2021 'Mikrobiologjia e zinxhirit ushqimor - Vlerësimi i metodës - Pjesa 3: Protokolli për verifikimin e metodave të referencës dhe metodat alternative të vlefshme në një laborator të vetëm'.
Testimi për mikroorganizmat në ushqim është një hap thelbësor në procesin e sigurisë ushqimore, sepse nëpërmjet testimit mund të përcaktohet nëse ekzistojnë organizma ose patogjenë të pranishëm, të cilët janë të dëmshëm për ushqimet.
Duke qenë se ekzistojnë metoda të shumta, duhet vërtetuar se, cila nga këto metoda është më efikase se të tjerat, në mënyrë, që të përmbushë rregullat strikte të sigurisë ushqimore dhe ofrimin e sigurisë tek konsumatorët.
SSH EN ISO 16140-3:2021, Mikrobiologjia e zinxhirit ushqimor - Vlerësimi i metodës - Pjesa 3: Protokolli për verifikimin e metodave të referencës dhe metodave alternative, të vërtetuara në një laborator të vetëm, siguron procedurat dhe kriteret e pranimit për zbatimin e metodave të testimit laboratorik.
Ky standard është hartuar, për të ndihmuar laboratorët e testimit, të ushqimit të njerëzve dhe ushqimit të kafshëve, prodhuesit e pajisjeve të testimit, autoritetet kompetente dhe operatorët e biznesit të ushqimit të njerëzve dhe ushqimit për kafshë, për të zbatuar metodat mikrobiologjike në laboratorët e tyre.
SSH EN ISO 16140-3:2021 përfshin dy faza, të cilat janë: ‘Studimi i verifikimit të zbatimit dhe studimi i verifikimit mbi çështjen e ushqimit’, me protokolle të veçantë, për verifikimin e metodave mikrobiologjike cilësore dhe sasiore.
Ai gjithashtu, siguron një protokoll informues për verifikimin e metodave të referencës, që nuk janë vërtetuar akoma deri më tani. Standardi përqendrohet kryesisht në procedurën, që duhet të ndjekin laboratorët, për të verifikuar përdorimin e metodave të tyre.