DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Projektimi i qyteteve të së ardhmes

Në cilin lloj qyteti doni të jetoni? Sigurisht, që doni të jetonit në një qytet inteligjent, të zhvilluar dhe me ekonomi të qëndrueshme. Nëse duam të arrijmë qëllimet tona për qytetet e së ardhmes, duhet të fillojmë të bëjmë planifikimin e tyre që sot, për këtë na ndihmojnë standardet ndërkombëtare të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO).

Qytetet janë zhvilluar, sipas nevojeve të njerëzve. Njerëzit kishin nevojë, për vende për të fjetur, për të ngrënë dhe për t’u lutur, prandaj u krijua dhe u zhvillua infrastruktura, për të përmbushur nevojat e menjëhershme, për furnizim me ujë, kanalizime, transport, gaz dhe energji elektrike.

Më pas, gradualisht, çdo gjë filloi të ndryshojë dhe qytetet filluan të funksionojnë, sipas qëllimeve të tyre. Në ditët e sotme, materialet e teknologjisë së lartë, rrjetet e sensorëve dhe të dhënat cilësore, ndihmojnë planifikuesit dhe arkitektët në ndërtimin e qyteteve të bukura, me mjedise të pastra, të këndshme për të jetuar. Ndihma e teknologjisë, në planifikimin e qyteteve është diçka shumë pozitive, sepse sot më shumë se gjysma e popullsisë në botë, jeton në zonat urbane.

Zhvillimi i shërbimeve, të cilat luajnë rol kryesor, në projektimin e qyteteve të qëndrueshme të së ardhmes - me modele të reja ekonomike dhe qeverisjeje, përmirësim të shërbimeve të shëndetit dhe sigurisë publike, menaxhim të avancuar të ujit dhe sistemeve të transportit, të cilat kanë aftësi të reja të rrjetit teknologjik, që do të zbatohen në gjithë botën.

Projektimi i qyteteve inteligjente, mbështetet në standardet bazë të hartuara nga Komiteti Teknik ISO / TC 268 - Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme, nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar, i cili përfshin kufijtë gjeografikë, industrialë dhe teknologjikë.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ofron mbi 20 standarde të publikuara dhe shumë standarde të tjera në proçes hartimi, për qytetet në zhvillim, për të parashikuar nevojat aktuale dhe të ardhshme të zonave urbane, në gjithë botën.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al