Publikuar
Kjo pjesë e serisë IEC 61851, së bashku me [IEC 61851-1 Ed. 3] dhe [IEC 61851-23 Ed 2.0], përcakton kërkesat për stacionet e karikimit me rrymë të vazhduar (DC) të automjeteve elektrike, të pajisura me një pajisje lidhjeje të automatizuar (ACD) për lidhje përçuese me automjetin, me një tension nominal furnizimi deri në 1 000 V AC ose deri në 1 500 V DC dhe një tension nominal daljeje deri në 1 500 V DC.
SHËNIM 1 Ky standard përfshin informacione mbi automjetet elektrike (EV) për lidhje përçuese, por të kufizuara në përmbajtjen e nevojshme për përshkrimin e ndërfaqes së energjisë dhe sinjalizimit.
Kjo pjesë specifikon sistemet e karikimit me rrymë të vazhduar (DC) me pajisje lidhjeje të automatizuar, bazuar në:
- sistemin A të përshkruar në Shtojcën AA të [IEC 61851-23 Ed 2.0].
- sistemin B të përshkruar në Shtojcën BB të [IEC 61851-23 Ed 2.0].
- sistemin C të përshkruar në Shtojcën CC të [IEC 61851-23 Ed 2.0].
Kërkesat e pajtueshmërisë elektromagnetike (EMC) për stacionet e karikimit DC të automjeteve elektrike janë përcaktuar në [IEC 61851-21-2 Ed. 1 CDV].
Ky standard ofron kërkesat e përgjithshme për komunikimin e kontrollit midis një stacioni karikimi DC për automjete elektrike dhe vetë automjetit elektrik (EV). Kërkesat për komunikimin digjital midis stacionit të karikimit DC dhe automjetit elektrik për kontrollin e karikimit DC janë përcaktuar në [ISO15118-20 DIS] dhe [IEC 61851-24 Ed 2.0 CD]. Kjo pjesë zbatohet vetëm për bashkuesit automatikë të kategorisë 2: që përdorin një ndërfaqe elektromekanike të përcaktuar nga [EN50696] për sistemet e përshkruara në Shtojcën CC dhe Shtojcën KK. Sistemet A dhe B janë në shqyrtim.
Kjo pjesë nuk zbatohet për bashkuesit automatikë të kategorisë 1: që përdorin një bashkues automjeti të përcaktuar nga IEC 62196-2 ose IEC 62196-3.
Ky standard nuk i përfshin të gjitha aspektet e sigurisë që lidhen me mirëmbajtjen.
Pajisjet e furnizimit me rrymë të vazhduar (DC) për automjete elektrike, që nuk i nënshtrohen rregullimit specifik, nuk përfshihen në këtë botim.
Send feedback
PUBLISHED
SSH EN IEC 61851-23-1:2026
60.60
Standard published
25 sht 2026