Publikuar
Ky dokument zbatohet për sistemet e ventilimit mbrojtës, të cilat sigurojnë ajër për frymëmarrje në kabinën e operatorit të makinerive për lëvizjen e dheut që përdoren në zona të ndotura. Qëllimi i tij është të kufizojë ekspozimin e operatorit (drejtuesit) ndaj agjentëve të rrezikshëm, kur makineritë për lëvizjen e dheut përdoren në zona tëndotura.
Ky dokument përshkruan kërkesat, procedurat e provave dhe informacionin që duhet të sigurojë prodhuesi për sistemet e ventilimit mbrojtës, të cilat sigurojnë ajër për frymëmarrje në kabinën e operatorit të makinerive për lëvizjen e dheut që përdoren në zona të ndotura.
Ky dokument përcakton kërkesa shtesë ndaj kërkesave të përbashkëta të sigurisë të EN 474-1:2022 “Makineri për lëvizjen e dheut - Siguria - Pjesa 1: Kërkesa të përgjithshme” dhe ndaj pjesëve specifike për makineritë të serisë EN 474:2022.
Ky dokument nuk përsërit kërkesat e serisë EN 474:2022, por, sipas rastit, shton ose zëvendëson kërkesat për makineritë për lëvizjen e dheut.
Ky dokument nuk mbulon:
- kërkesat e sigurisë që duhet të zbatohen për një aplikim specifik;
- përzgjedhjen e sistemit për një vend specifik përdorimi;
- performancën e filtrit ose klasën përkatëse të filtrimit për një aplikim të veçantë;
- përzgjedhjen e llojit të filtrit për një aplikim specifik;
- kërkesat për performancën e kabinës gjatë përdorimit;
- qëndrueshmërinë e filtrit gjatë përdorimit.
Ky dokument nuk zbatohet për sistemet e ventilimit mbrojtës që janë prodhuar përpara datës së publikimit të tij si standard EN.
Për listën e rreziqeve të rëndësishme, shih Aneksin A (informativ).
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
PUBLISHED
SSH EN 17969:2026
60.60
Standard published
27 tet 2026