Standardi IEC 62841-2-23:2024 duhet të përdoret së bashku me IEC 62841-1:2014. Ky dokument plotëson ose modifikon klauzolat përkatëse në IEC 62841-1, me qëllim shndërrimin e tij në Standardin IEC: Kërkesa të veçanta për mjetet e dorës për lustrim/gdhendje (die grinders) dhe mjetet e vogla rrotulluese. Klauzola 1 e IEC 62841-1:2014 është e zbatueshme, me përjashtimet e mëposhtme:
Ky dokument zbatohet për mjetet e dorës për lustrim/gdhendje dhe për mjetet e vogla rrotulluese që përdorin aksesorë të montuar me diametër jo më të madh se 55 mm dhe aksesorë të montuar për lëmim me diametër jo më të madh se 80 mm, siç janë:
- kone dhe tapa me fileto që montohen në një bosht mbajtës (mandrinë) me fllanxhë mbështetëse pa prerje lehtësuese (unrelieved shoulder flange),
- disqe të montuara në bosht mbajtës, dhe
- limat rrotulluese
me një shpejtësi nominale që nuk e kalon shpejtësinë periferike të aksesorit prej 80 m/s në kapacitetin nominal.
Ky dokument nuk zbatohet për mjetet lustruese/gdhendëse lineare (të drejta) dhe vertikale që përdorin fllanxha për të vënë në lëvizje një aksesor gërryes.
SHËNIM 101 Mjetet lustruese/gdhendëse lineare dhe vertikale mbulohen nga standardi IEC 62841-2
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN IEC 62841-2-23:2026
10.00
Proposal for new project registered
1 tet 2026