Ky Standard Evropian ofron udhëzime të përgjithshme për depozitimin hidraulik të mbetjeve minerare, të zbatueshme, në veçanti, për industritë nxjerrëse.
Fusha e veprimit të këtij Standardi Evropian përfshin çdo digë, rrethim argjinature ose strukturë tjetër që shërben për të mbajtur, grumbulluar, izoluar ose mbështetur në një mënyrë tjetër mbetje të tilla në sipërfaqe, në një mjedis tokësor. Prandaj, ky standard trajton karakterizimin e mbetjeve minerare për qëllime të depozitimit hidraulik në objektet e menaxhimit të mbetjeve minerare (MWF), si pjesë e argjinaturës izoluese ashtu edhe për depozitim të sigurt, dhe përveç kësaj:
- përcakton kërkesat minimale për të dhënat që duhen siguruar përpara fazës së projektimit dhe zbatimit të një projekti për mbushje hidraulike;
- ofron udhëzime për përzgjedhjen e llojit të argjinaturës izoluese të përshtatshme për vendndodhjen e përzgjedhur;
- ofron udhëzime për përzgjedhjen dhe karakterizimin e materialeve të ndërtimit;
- përcakton parimet e përgjithshme mbi mënyrën e projektimit dhe zbatimit të projektit të mbushjes hidraulike, që nga faza para depozitimit, gjatë shfrytëzimit, e deri në mbyllje dhe rehabilitim;
- ofron udhëzime për monitorimin dhe kontrollin e cilësisë në të gjitha fazat e projektit të mbushjes hidraulike, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë.
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 16907-7:2021
50.99
FDIS or proof approved for publication
17 sht 2026