Publikuar
Ky dokument përcakton metodën për përcaktimin e përmbajtjes së yndyrës.
Metoda është e zbatueshme për:
a) qumësht të papërpunuar (lopë, dele, dhi), qumësht me yndyrë të reduktuar, qumësht të skremuar, qumësht të ruajtur kimikisht dhe qumësht të lëngshëm të përpunuar;
b) produkte qumështi të thara (p.sh. qumësht pluhur i plotë, pjesërisht i skremuar dhe i skremuar; pluhur permeati qumështi; pluhur hirre; përzierje pluhuri qumështi të skremuar dhe yndyre bimore; formulë pluhur për foshnja me bazë qumështin);
c) ajkë të papërpunuar, të përpunuar dhe të thartuar.
Për produktet e mëposhtme, vlerat e saktësisë jepen në Shtojcën H. Këto vlera saktësie rrjedhin nga studime ndërlaboratorike që nuk përputhen me kërkesat e standardit ISO 5725-2 për sa i përket numrit të mostrave (< 6) dhe numrit të laboratorëve pjesëmarrës (< 8).
d) qumësht të avulluar dhe qumësht të kondensuar të ëmbëlsuar (p.sh. qumësht të përqendruar të lëngshëm, të ëmbëlsuar dhe të paëmbëlsuar);
e) hirrë djathi siç përcaktohet në CODEX CXS 284‑1999;
f) hirrë të lëngshme dhe dhallë;
g) akullore dhe përzierje për akullore me bazë qumështin;
h) ushqime të lëngshme të përqendruara për foshnja.
WITHDRAWN
SSH ISO 7208:2008
PUBLISHED
SSH ISO 23318:2022
60.60
Standard published
21 sht 2026