DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 15978:2026

Qëndrueshmëria e punimeve të ndërtimit - Vlerësimi i performancës mjedisore të ndërtesave - Kërkesa dhe udhëzime

Sustainability of construction works - Assessment of environmental performance of buildings - Requirements and guidance
23 qer 2026

General information

60.60     23 qer 2026

95.99   

DPS

DPS/KT 104

European Norm

91.040.99  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument specifikon metodën e llogaritjes, të bazuar në Vlerësimin e Ciklit të Jetës (LCA) dhe në informacione të tjera mjedisore të kuantifikuara, për vlerësimin e performancës mjedisore të një ndërtese dhe vendndodhjes së saj gjatë gjithë ciklit të jetës, bazuar në një model të ciklit të jetës së ndërtesës. Ai gjithashtu përcakton një sistem për raportimin dhe komunikimin e rezultateve të vlerësimit.
Dokumenti përcakton:
- përshkrimin e objektit të vlerësimit bazuar në ekuivalentin funksional;
- kufijtë e sistemit që zbatohen në nivel ndërtese;
- rregullat dhe procedurat e llogaritjes që përdoren për hartimin dhe vlerësimin e inventarit të ciklit të jetës dhe të ndikimeve mjedisore gjatë ciklit të jetës së ndërtesave;
- listën e treguesve dhe procedurat për llogaritjen e këtyre treguesve;
- kërkesat për informacion lidhur me raportimin e energjisë së gjeneruar nga ndërtesa;
- kërkesat për të dhënat e nevojshme për kryerjen e llogaritjeve;
- rekomandime për mënyrën e vlerësimit të aspekteve në nivelin e mjedisit lokal; dhe
- kërkesat për paraqitjen e rezultateve në raportim dhe komunikim.
Qasja e vlerësimit mbulon të gjitha fazat e ciklit të jetës së ndërtesës dhe bazohet në të dhënat e marra nga Deklaratat Mjedisore të Produktit (EPD) dhe “modulet e informacionit” të tyre (EN 15804:2012+A2:2019), në të dhëna të përgjithshme sipas EN 15941, si dhe në të dhëna e informacione të tjera të nevojshme dhe të rëndësishme për kryerjen e vlerësimit. Vlerësimi përfshin të gjitha produktet e ndërtimit, proceset dhe shërbimet që lidhen me ndërtesën dhe që përdoren gjatë ciklit të saj të jetës.
Ky dokument zbatohet për ndërtesa të reja, ndërtesa ekzistuese dhe ndërtesa që i nënshtrohen rikonstruksionit ose çdo veprimtarie tjetër që ka për qëllim zgjatjen e jetës së tyre në shërbim. Ndikimet dhe aspektet mjedisore që nuk lidhen me ndërtesën janë jashtë fushës së veprimit të këtij standardi. Metodologjitë dhe qasjet për interpretimin e rezultateve të vlerësimit dhe për formulimin e gjykimeve vlerësuese mbi këto rezultate nuk janë objekt i këtij dokumenti.
Dokumenti gjithashtu siguron bazën metodologjike dhe rregullat e vlerësimit për të mbështetur arritjen e objektivave makro mjedisore në Evropë dhe instrumenteve përkatëse, siç është kuadri evropian i raportimit Level(s).
SHËNIM - Informacione të mëtejshme mbi kuadrin evropian të raportimit Level(s) mund të gjenden në faqen përkatëse të Bashkimit Evropian.
Anekset informative B dhe C ofrojnë informacione jashtë kuadrit të LCA-së, që mbulojnë aspektet mjedisore në nivelin e mjedisit lokal, si dhe informacion shtesë mbi skenarët e fundit të jetës së shërbimit (end-of-life).

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH EN 15978:2011

NOW

PUBLISHED
SSH EN 15978:2026
60.60 Standard published
23 qer 2026

Related project

Adopted from EN 15978:2026 IDENTICAL