Publikuar
Ky dokument përcakton konceptet dhe parimet themelore të menaxhimit të cilësisë, të cilat janë të zbatueshme në mënyrë universale për:
organizatat që synojnë sukses të qëndrueshëm përmes zbatimit të një sistemi të menaxhimit të cilësisë (SMC);
klientët që kërkojnë besim në aftësinë e një organizate për të ofruar në mënyrë të vazhdueshme produkte dhe shërbime në përputhje me kërkesat e tyre;
organizatat që kërkojnë besim se në zinxhirin e tyre të furnizimit do të përmbushen kërkesat për produkte dhe shërbime;
organizatat dhe palët e interesuara që synojnë të përmirësojnë komunikimin përmes një kuptimi të përbashkët të terminologjisë së përdorur në menaxhimin e cilësisë;
organizatat që kryejnë vlerësimin e konformitetit kundrejt kërkesave të ISO 9001;
ofruesit e trajnimit, vlerësimit ose këshillimit në fushën e menaxhimit të cilësisë;
hartuesit e standardeve të lidhura.
Ky dokument përcakton termat që zbatohen për të gjitha dokumentet e menaxhimit të cilësisë dhe standardet e sistemeve të menaxhimit të cilësisë (SMC) të zhvilluara nga ISO/TC 176.
Ky dokument është i zbatueshëm për të gjitha organizatat, pavarësisht nga madhësia, kompleksiteti ose modeli i biznesit të tyre
WITHDRAWN
SSH EN ISO 9000:2015
PUBLISHED
SSH EN ISO 9000:2026
60.60
Standard published
23 qer 2026