Publikuar
Standardi IEC 62290-2:2025 përcakton kërkesat funksionale për sistemet e menaxhimit dhe komandimit/kontrollit të transportit urban me mjete të drejtuara (UGTMS), për t'u përdorur në linjat dhe rrjetet e transportit urban të pasagjerëve me mjete të drejtuara. Ky dokument zbatohet për linja të reja ose për përmirësimin e sistemeve ekzistuese të sinjalizimit dhe komandim-kontrollit.
Seria IEC 62290 përcakton kërkesat funksionale, të sistemit dhe të ndërfaqeve për sistemet e komandimit, kontrollit dhe menaxhimit, të destinuara për t'u përdorur në linjat dhe rrjetet e transportit urban të pasagjerëve me mjete të drejtuara.
Këto sisteme quhen këtu sisteme të menaxhimit dhe komandimit/kontrollit të transportit urban me mjete të drejtuara (UGTMS). UGTMS mbulojnë një gamë të gjerë nevojash operacionale, duke filluar nga operimi jo i automatizuar (GOA1) e deri te operimi pa personel në bord (GOA4). Një linjë mund të pajiset me UGTMS në të gjithë gjatësinë e saj ose vetëm pjesërisht.
Seria IEC 62290 nuk trajton në mënyrë specifike çështjet e sigurisë (security). Megjithatë, aspekte të kërkesave për sigurinë teknike (safety) mund të jenë të zbatueshme për të garantuar sigurinë (security) brenda sistemit të transportit urban me mjete të drejtuara.
Objektivat kryesore të kësaj serie janë:
* të ofrojë një përshkrim bazë të sistemit dhe një specifikim të kërkesave funksionale, të cilat autoriteti i transportit mund t'i përdorë në një kërkesë për propozime,
* të ofrojë rekomandime për autoritetet e transportit që dëshirojnë të pajisen me një sistem të ndërveprueshëm ose të zëvendësueshëm.
Është përgjegjësi e autoritetit përkatës të transportit të vendosë se si ta zbatojë serinë IEC 62290, duke marrë parasysh nevojat e tij specifike.
Ky dokument zbatohet për aplikime që përdorin:
* transmetim të vazhdueshëm të të dhënave,
* mbikëqyrje të vazhdueshme të lëvizjeve të trenave përmes një profili mbrojtës të trenit, dhe
* lokalizim të trenave nëpërmjet pajisjeve UGTMS në bord (trenat që raportojnë pozicionin e tyre), si dhe, opsionalisht, nëpërmjet pajisjeve të jashtme përgjatë linjës (dhe, opsionalisht, pajisjeve në bord).
Në këtë dokument, kërkesat funksionale krijojnë kornizën mbi të cilën shtohen funksione të detajuara për të përcaktuar çdo aplikim gjenerik ose specifik.
Për këtë arsye, ndonëse ky dokument shërben si bazë për përcaktimin e SRS, FIS dhe FFFIS, mund të shtohen elemente shtesë për një aplikim gjenerik ose specifik.
Ky botim i tretë shfuqizon dhe zëvendëson botimin e dytë, të publikuar në vitin 2014. Ky botim përbën një rishikim teknik. Ky botim përfshin ndryshimet e mëposhtme të rëndësishme teknike në krahasim me botimin e mëparshëm:
a) funksionet 5.1.4.5 Ndalimi i një treni gjatë udhëtimit, 5.1.5.4 Monitorimi i kufirit të shpejtësisë në një vendndodhje të caktuar, 5.5.5 Menaxhimi i shinave të transferimit UGTMS, 5.6.4.1 Monitorimi i thirrjeve të urgjencës nga pasagjerët dhe 6.2.4 Sigurimi që shërbimet lidhëse të jenë fshirë;
b) janë shtuar funksionet 5.5.11 Menaxhimi i larjes së trenave, 5.5.12 Menaxhimi i zonave ku trenat nuk ndalojnë dhe 6.3.4 Kryerja e fikjes graduale;
c) shumë nga kërkesat janë riformuluar: ndryshimet në formulimin e tyre mund të jenë thjesht të vogla dhe redaktuese, ose mund të kenë pasoja teknike;
d) disa kërkesa të botimit të dytë janë zhvendosur nga një funksion/nënfunksion në një tjetër;
e) disa kërkesa janë fshirë;
f) janë shtuar disa kërkesa të reja në funksionet ekzistuese;
g) është shtuar një shtojcë informuese që i ofron lexuesit rekomandime përdoruesi në lidhje me këtë dokument;
h) është shtuar gjithashtu një shtojcë tjetër informuese që paraqet disa kritere tipike që lidhen me performancën;
i) është shtuar një shtojcë informuese që ofron një përmbledhje të zbatueshmërisë së funksioneve dhe nënfunksioneve (të detyrueshme ose opsionale) në varësi të GOA-s.
Për të shmangur çdo pengesë në përdorimin e dokumentit, kur funksionet ose kërkesat e IEC
PUBLISHED
SSH EN 62290-2:2014
PUBLISHED
SSH EN IEC 62290-2:2025
60.60
Standard published
9 sht 2026