Ky dokument specifikon kualifikimin e personelit në lidhje me detyrat që duhen kryer në kontekstin e mirëmbajtjes së impiantit, infrastrukturës dhe sistemeve të prodhimit për të përmbushur kërkesat e punës së mirëmbajtjes.
Ky dokument përshkruan njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e kërkuara për kualifikimin e personelit të mirëmbajtjes. Këto udhëzime mund të përdoren për trajnim, validimin e aftësive të personelit të mirëmbajtjes dhe planifikimin e karrierës.
Ky dokument mbulon rolet e mëposhtme profesionale në organizatën e mirëmbajtjes:
— Specialist Teknik i Mirëmbajtjes;
— Mbikëqyrës i Mirëmbajtjes;
— Inxhinier Mirëmbajtjeje;
— Menaxher Mirëmbajtjeje.
Këto emërtime mund të përshtaten bazuar në praktikat e kompanisë dhe organizimin operativ. Një shembull i një strukture organizative mund të shihet në Shtojcën A.
Ky dokument nuk specifikon kriteret e verifikimit dhe as trajnimin e specializuar të personelit, i cili lidhet me sektorë specifikë.
SHËNIM Specializimi dhe profesioni janë subjektet e trajnimit të kryer në sektorin përkatës.
PUBLISHED
SSH EN 15628:2014
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 15628:2025
40.60
Close of voting
11 maj 2026