ISO/IEC 80079-20-1:2017 është publikuar si një standard me logim të dyfishtë dhe ofron udhëzime për klasifikimin e gazrave dhe avujve. Ai përshkruan një metodë prove me synim matjen e hapësirës maksimale eksperimentale të sigurt (MESG) për përzierje gaz-ajër ose avull-ajër në kushte normale temperature dhe presioni (20 °C, 101,3 kPa), me qëllim përzgjedhjen e grupit të përshtatshëm të pajisjeve. Ky dokument përshkruan gjithashtu një metodë prove për përcaktimin e temperaturës së vetëndezjes (AIT) të një përzierjeje gaz-ajër ose avull-ajër në presion atmosferik, për të mundësuar përzgjedhjen e klasës së duhur të temperaturës së pajisjeve. Vlerat e vetive kimike të materialeve jepen për të ndihmuar në përzgjedhjen e pajisjeve që do të përdoren në zona të rrezikshme. Të dhëna shtesë mund të jepen kur bëhen të disponueshme rezultate të provave të validuara. Materialet dhe karakteristikat e përfshira në një tabelë (shih Shtojcën B) janë përzgjedhur veçanërisht duke pasur parasysh përdorimin e pajisjeve në zona me rrezik shpërthimi. Të dhënat në këtë dokument janë marrë nga një numër burimesh që jepen në bibliografi. Këto metoda për përcaktimin e MESG ose AIT mund të përdoren gjithashtu për përzierje gaz-ajër-inert ose avull-ajër-inert. Megjithatë, të dhënat për përzierjet ajër-inert nuk janë paraqitur në tabela.
Fjalë kyçe: klasifikimi i gazrave dhe avujve, matja e hapësirës maksimale eksperimentale të sigurt (MESG).
Directives related to this standards.
Direktiva e BE 2014/34 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 26 Shkurt 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me pajisjet dhe sistemet mbrojtëse të destinuara për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese (riformulim)
WITHDRAWN
SSH EN 60079-20-1:2010
IN_DEVELOPMENT
SSH EN ISO/IEC 80079-20-1:2025
10.99
New project approved
16 shk 2026