Ky dokument specifikon një metodë për përcaktimin e shkallës së djegies në kushte ambienti për lëndët shtytëse të ngurta për armë zjarri. Është i zbatueshëm për lëndët shtytëse të ngurta për armë dhe barutin në formën e tyre origjinale deri në një madhësi kokrrizash prej 8 mm.
SHËNIM 1 Njohja e shkallës së djegies është me rëndësi të madhe për të menaxhuar rreziqet që lidhen me trajtimin e lëndëve plasëse dhe me rëndësi të madhe për të vlerësuar nëse plotësohen karakteristikat e performancës.
SHËNIM 2 Në rastet kur përdoren përgjithësisht lëndë shtytëse me madhësi kokrrizash më të madhe se 8 mm, shkalla e djegies së tyre ndikohet dhe kontrollohet më shumë nga parametrat e elementit që i përmban ato, kështu që njohja e shkallës së djegies së tyre në kushte ambienti nuk është me rëndësi të madhe.
Directives related to this standards.
Direktiva 2014/28/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 26 Shkurtit 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me vendosjen në treg dhe mbikëqyrjen e eksplozivëve për përdorim civil.
PUBLISHED
SSH EN 13938-4:2003
IN_DEVELOPMENT
SSH EN 13938-4:2025
10.99
New project approved
16 shk 2026