Fletët plastike për hidroizolim gjenerojnë mbetje plastike në faza të ndryshme gjatë ciklit të tyre të jetës: gjatë prodhimit, procesit të ndërtimit, jetëgjatësisë së shërbimit dhe në fund të jetës së tyre.
Ky dokument përcakton burimin e materialit të ricikluar (recyclate) të përftuar nga materialet para konsumit dhe materialet pas konsumit, kur këto përdoren në produkte të reja.
Këto produkte të reja mund të jenë fleta plastike për hidroizolim, fleta të tjera, produkte të tjera të ndërtimit ose produkte të tjera.
Dokumenti përcakton terma dhe përkufizime dhe jep udhëzime për vlerësimin e materialeve të ricikluara të destinuara për përdorim në prodhimin e produkteve të reja.
Ky dokument zbatohet për produkte të ngjashme, të tilla si fleta ose membrana ndërtimi të përbëra nga polimere ose përbërës plastikë, si:
membranat e pishinave; membranat gjeosintetike; membranat për pellgjet e kopshteve; membranat mbrojtëse; aksesorë me bazë materiali termoplastik, si shtigjet e kalimit dhe elementet e parafabrikuara. Kjo listë nuk është shteruese.
SHËNIM: Projektimi për riciklimin e ambalazheve, duke përfshirë edhe vetë riciklimin, përcaktohet nga CEN/TC 261 “Packaging”.
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 18088:2025
40.60
Close of voting
11 maj 2026