Publikuar
Ky dokument specifikon kërkesat për pajisjet me dukshmëri të përmirësuar në formën e veshjeve ose pajisjeve, të cilat janë të afta të sinjalizojnë vizualisht praninë e përdoruesit.
Pajisja me dukshmëri të përmirësuar ka për qëllim të sigurojë dukshmëri të përdoruesit në situata me rrezik të mesëm në çdo kushte të dritës së ditës dhe/ose nën ndriçim nga dritat e përparme të automjeteve ose dritat e kërkimit në errësirë.
Kërkesat e performancës përfshihen për ngjyrën dhe reflektimin prapa, si dhe për zonat minimale dhe për vendosjen e materialeve në pajisjet mbrojtëse.
Ky dokument nuk zbatohet për:
- pajisjet me dukshmëri të lartë në situata me rrezik të lartë, të cilat mbulohen në EN ISO 20471 (për më shumë informacion në lidhje me situatat e rrezikut, shihni Shtojcën A);
- pajisjet me dukshmëri të destinuara posaçërisht për kokën, duart dhe këmbët, p.sh. helmeta, doreza dhe këpucë;
- pajisjet që integrojnë ndriçim aktiv, p.sh. LED;
- dukshmërinë për situata me rrezik të ulët.
Directives related to this standards.
PUBLISHED
SSH EN 17353:2020+A1:2025
60.60
Standard published
17 qer 2026