DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN ISO 3506-3:2025

Elementë lidhës - Vetitë mekanike të elementëve lidhës prej çeliku të paoksidueshëm antikorrodues - Pjesa 3: Vida pa kokë (dhe elementë të ngjashëm që nuk i nënshtrohen ngarkesës në tërheqje) me grupe çeliku dhe klasa fortësie të specifikuara (ISO 3506-3:2025)

Fasteners - Mechanical properties of corrosion resistant stainless steel fasteners - Part 3: Set screws (and similar fasteners not under tensile stress) with specified grades and hardness classes (ISO 3506-3:2025)
19 maj 2026

General information

60.60     19 maj 2026

95.99   

DPS

DPS/KT 185

European Norm

21.060.10  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument përcakton vetitë mekanike dhe fizike të vidave pa kokë dhe elementëve të ngjashëm lidhës që nuk i nënshtrohen ngarkesës në tërheqje, të prodhuar prej çeliqesh austenitikë dhe dupleks të paoksidueshëm rezistent ndaj korrozionit, me grupe çeliku dhe klasa fortësie të specifikuara.
ISO 3506-6 jep rregulla të përgjithshme dhe informacion teknik shtesë mbi çeliqet e përshtatshme të paoksidueshme dhe vetitë e tyre (vetitë e detajuara të grupeve të çelikut të paoksidueshëm, sjellja ndaj korrozionit në lidhje me korrozionin me gropa, në të çara dhe ndërkokrrizor, vetitë magnetike, etj.).
PARALAJMËRIM - Vidat pa kokë që përputhen me kërkesat e këtij dokumenti provohen në intervalin e temperaturës së ambientit nga 10 °C deri në 35 °C dhe përdoren në aplikime me temperatura nga –20 °C deri në +150 °C. Është e mundur që ato të mos ruajnë vetitë mekanike dhe fizike të specifikuara në temperatura më të ulëta dhe/ose më të larta. Prandaj, është përgjegjësi e përdoruesit të përcaktojë zgjedhjen e përshtatshme në bazë të kushteve të mjedisit të shërbimit të montimit (shih gjithashtu Nenet 5 dhe 6).
Ky dokument zbatohet për vida pa kokë dhe elementë të ngjashëm lidhës që nuk i nënshtrohen ngarkesës në tërheqje:
- me filetim metrik ISO në përputhje me ISO 68-1;
- me kombinime diametër/hap në përputhje me ISO 261 dhe ISO 262;
- me diametër nominal të filetimit nga 1,6 mm deri në 24 mm;
- me toleranca të filetimit në përputhje me ISO 965-1 dhe ISO 965-2;
- me klasa fortësie të specifikuara;
- të çdo forme.
SHËNIM: Termi vida pa kokë përdoret në vijim për të gjitha vidat dhe elementët e ngjashëm lidhës që nuk i nënshtrohen ngarkesës në tërheqje brenda fushës së zbatimit të këtij dokumenti.
Ky dokument nuk zbatohet për vidat që i nënshtrohen ngarkesës në tërheqje (shih ISO 3506-1). Ai nuk specifikon kërkesa për vetitë funksionale si rezistenca në prerje ose saldueshmëria.

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH EN ISO 3506-3:2009

NOW

PUBLISHED
SSH EN ISO 3506-3:2025
60.60 Standard published
19 maj 2026

Related project

Adopted from EN ISO 3506-3:2025 IDENTICAL

Adopted from ISO 3506-3:2025 IDENTICAL