Ky dokument përcakton karakteristikat e kunjave me kanale dhe konicitet të përmbysur, me kanale dhe konicitet progresiv deri në një të katërtën e gjatësisë në të dy skajet (me funde të mbyllura), të prodhuara prej çeliku dhe çeliku të paoksidueshëm, me diametër nominal nga 2 mm deri në 25 mm.
Këto kunja me kanale janë projektuar për të përmbushur funksionet kryesore vijuese:
- lejimin e rrotullimit relativ të pjesëve të montuara,
- lidhjen e dy (ose më shumë) pjesëve,
duke ofruar një montim të lehtë (falë formës së tyre simetrike) dhe një nivel mesatar të rezistencës ndaj tërheqjes aksiale (falë sjelljes elastike të kunjës së përdorur për lidhjen).
Kërkesat e përgjithshme (përfshirë parimet funksionale për kunjat me kanale dhe montimet ku ato përdoren) përcaktohen në ISO 13669.
PUBLISHED
prSSH EN ISO 13670:2025
60.60
Standard published
19 maj 2026