Publikuar
Ky dokument përcakton karakteristikat e dadove gjashtëkëndore të larta vetëbllokuese (të gjitha metalike) me prerje gjatësore, të prodhuara prej çeliku dhe çeliku të paoksidueshëm, me fileto metrik me hap të madh M5 deri M39, dhe me klasë produkti A dhe B.
SHËNIM: Këto dado janë projektuar me mmin sipas ISO 4032 dhe me një lartësi totale h më të madhe se ajo e specifikuar në ISO 7042, për të mundësuar veçorinë e vetëbllokimit me anë të prerjes(ve) gjatësore; kjo lartësi h kontribuon në rezistencën e dados për shkak të numrit të filetove që marrin pjesë. Vlerat hmin janë llogaritur në funksion të hmax, së bashku me një raport hmax/D që rritet në mënyrë të rregullt me rritjen e diametrit; për këtë arsye, toleranca (hmax – hmin) nuk ndjek sistemin e kodifikimit ISO për tolerancat (sistemi IT).
Në rastet kur kërkohen specifikime të tjera, klasat e vetive dhe cilësitë e çelikut të paoksidueshëm mund të zgjidhen sipas ISO 898-2 ose ISO 3506-2.
PUBLISHED
SSH EN ISO 7720:2025
60.60
Standard published
19 maj 2026