Publikuar
Qëllimi i këtij dokumenti është të japë një përmbledhje të kërkesave minimale për kryerjen e analizës së dicentrikëve, me masa të kontrollit të cilësisë, duke përdorur limfocite të gjakut periferik të stimuluara me mitogjen, për vlerësimin fillestar të individëve të përfshirë në një skenar me numër të madh viktimash.
Analiza e dicentrikëve bazohet në përdorimin e dëmtimeve kromozomike për të vlerësuar shpejt doza të përafërta të rrezatimit të marra nga individët, me qëllim plotësimin e kategorizimit të hershëm klinik të të prekurve.
Ky dokument përqendrohet në aspektet organizative dhe operacionale të zbatimit të analizës së dicentrikëve në fazën e vlerësimit fillestar. Aspektet teknike të kësaj analize trajtohen në ISO 19238.
Ky dokument zbatohet si për një laborator të specializuar të dozimetisë biologjike që vepron në mënyrë të pavarur, ashtu edhe për një rrjet laboratorësh bashkëpunues (siç përcaktohet në Pikën 7).
PUBLISHED
SSH EN ISO 21243:2025
60.60
Standard published
10 qer 2026