Ky dokument përcakton kërkesat e zbatueshme që lidhen me projektimin dhe funksionimin e sistemeve të izolimit dhe ventilimit për impiantet e fuzionit që përdorin lëndë tritiumi, si dhe për objektet e trajtimit të lëndës së tritiumit specifike për aplikime të fuzionit, jo për qëllime lufte, ku përdoren sasi të mëdha tritiumi. Ai mbulon gjithashtu ndërtesat e specializuara të këtyre impianteve, si p.sh. qelizat e nxehta (hot cells), laboratorët e ekzaminimit, qendrat e menaxhimit të emergjencave, si dhe objektet për trajtimin dhe depozitimin e mbetjeve radioaktive.
Në shumicën e vendeve, sasia e tritiumit që konsiderohet e lartë është kur inventari i tij tejkalon një interval prej 10 g deri në 100 g. Në impiantet e fuzionit me tritium që përfshihen në fushën e këtij dokumenti, inventari i tritiumit konsiderohet më i lartë se ky interval për të gjithë vendndodhjen.
Ky dokument zbatohet veçanërisht për sistemet e izolimit dhe ventilimit që sigurojnë funksionin e sigurisë në instalimet bërthamore të përfshira në fuzionin bërthamor, me qëllim mbrojtjen e punonjësve, publikut dhe mjedisit nga përhapja e ndotjes radioaktive që vjen nga funksionimi i këtyre impianteve, dhe në veçanti nga ndotja ajrore me tritium, përmes sistemeve të përshtatshme të izolimit.
Llojet e sistemeve të izolimit për objekte të tjera mbulohen nga standarde të tjera: ISO 26802 për reaktorët bërthamorë me ndarje (fission), ISO 17873 për instalime të tjera përveç reaktorëve me ndarje (fission), dhe ISO 16647 për kantieret bërthamore dhe instalimet bërthamore në çmontim. Objektet që mbulohen nga këto tre standarde, veçanërisht ISO 17873, përfshijnë edhe tritiumin si material radioaktiv që duhet izoluar, por tritiumi nuk është faktori kryesor i rrezikut për punonjësit dhe publikun në këto raste. Megjithatë, sasitë dhe rreziqet e tritiumit në impiantet e fuzionit krijojnë veçori të tilla që kërkojnë një standard të veçantë (p.sh., në impiantet e fuzionit, tritiumi është faktori kryesor që përcakton pasojat si në funksionim normal ashtu edhe në aksidente). Prandaj, fusha e këtij dokumenti nuk përfshin objekte të tjera që lidhen me çlirime të tritiumit (ISO 17873, ISO 16647 dhe ISO 26802), edhe pse këto objekte gjithashtu gjenerojnë çlirime tritiumi (p.sh. instalime të ndarjes (fissions) pa reaktor, laboratorë tritiumi, objekte për heqjen e tritiumit nga impiantet me ndarje (fisssion)).
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 16646:2025
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026
Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".