Seria ISO 11929 përcakton një procedurë, në fushën e metrologjisë së rrezatimit jonizues, për llogaritjen e “pragut të vendimmarrjes”, “kufirit të zbulimit” dhe “kufijve të intervalit të mbulimit” për një madhësi matëse jo-negative të rrezatimit jonizues, kur kryhen matje me numërim me parazgjedhje të kohës ose të numrit të impulseve. Madhësia matëse rrjedh nga norma bruto e numërimit dhe norma e sfondit, si dhe nga madhësi të tjera mbi bazën e një modeli vlerësimi. Në veçanti, madhësia matëse mund të jetë norma neto e numërimit si diferencë midis normës bruto dhe normës së sfondit, ose aktiviteti neto i një mostre. Ajo mund të ndikohet gjithashtu nga kalibrimi i sistemit matës, nga trajtimi i mostrës dhe nga faktorë të tjerë.
ISO 11929 është ndarë në katër pjesë që mbulojnë: aplikimet elementare në ISO 11929-1, aplikimet e avancuara mbi bazën e GUM Supplement 1 në këtë dokument, aplikimet për metodat e “unfolding” në ISO 11929-3, dhe udhëzimet për aplikimin në ISO 11929-4.
ISO 11929-1 mbulon zbatimet bazë të matjeve me numërim që përdoren shpesh në fushën e metrologjisë së rrezatimit jonizues. Ajo kufizohet në raste ku pasiguritë mund të vlerësohen në bazë të ISO/IEC Guide 98-3 (JCGM 2008). Në ISO 11929-1:2025, Shtojca A trajton rastin e veçantë të matjeve të përsëritura me ndikime të rastësishme, ndërsa matjet me matës linearë analogë të normës trajtohen në Shtojcën B.
ISO 11929-3 merret me vlerësimin e matjeve duke përdorur metoda “unfolding” dhe matje spektrometrike me shumë kanale të vlerësuara me këto metoda, veçanërisht për matje alfa dhe gama. Gjithashtu, ajo jep udhëzime për trajtimin e korrelacioneve dhe kovariancave.
ISO 11929-4 jep udhëzime për aplikimin e ISO 11929, përmbledh shkurt procedurën e përgjithshme dhe paraqet një gamë të gjerë shembujsh numerikë. Informacione mbi bazat statistikore të ISO 11929 dhe zhvillimin e saj aktual mund të gjenden në burime të tjera.
ISO 11929 aplikohet gjithashtu në mënyrë analoge për lloje të tjera matjesh, veçanërisht kur përdoret një model i ngjashëm vlerësimi. Shembuj të tjerë praktikë mund të gjenden, për shembull, në standardet ISO 18589, ISO 9696, ISO 9697, ISO 9698, ISO 10703, ISO 7503, ISO 28218 dhe ISO 11665.
SHËNIM: Një sistem programues, i quajtur UncertRadio, është i disponueshëm për llogaritjet sipas ISO 11929-1 deri në ISO 11929-3. UncertRadio mund të shkarkohet falas nga faqja përkatëse. Shkarkimi përfshin një skedar instalimi që kopjon të gjithë skedarët dhe dosjet në një direktori të zgjedhur nga përdoruesi. Pas instalimit, duhet të shtohet informacion në variablën PATH të Windows-it, sipas udhëzimeve që shfaqen gjatë instalimit. Mund të zgjidhet gjuha angleze dhe është i disponueshëm informacion i gjerë ndihmës (“help”). Një mjet tjetër është paketa “metRology”, e disponueshme për programim në R, e cila përmban funksionet ‘uncert’ dhe ‘uncertMC’ për përhapjen e pasigurisë sipas GUM, përkatësisht në mënyrë analitike ose me metodën Monte Carlo. Në këto funksione përfshihen edhe kovariancat/korrelacionet e madhësive hyrëse. Përdorimi i këtyre funksioneve në mënyrë iterative për llogaritjen e pragut të vendimmarrjes dhe kufirit të zbulimit e thjeshton ndjeshëm përpjekjen e programimit.
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 11929-2:2025
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026
Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".