Publikuar
Ky dokument ofron udhëzime për karakterizimin e drurit arkeologjik të ngopur me ujë për të mbështetur proceset e vendimmarrjes për ruajtjen (konservimin) e tij.
Ky dokument mund të zbatohet për menaxhimin e drurit të zbuluar në mjedise të ngopura me ujë, përfshirë zonat tokësore dhe ujore (detare dhe të ujërave të ëmbla), si bazë për projektimin e strategjive të konservimit (p.sh. rimbulimi, ruajtja në vend (in situ), magazinimi pas gërmimit). Në rastin e artefakteve të përbëra nga druri dhe materiale të tjera, ky dokument është i aplikueshëm vetëm për komponentët prej druri. Metodat për konservimin, mbrojtjen e zonave arkeologjike, monitorimin për rimbulimin si dhe ruajtjen në vend (in situ) janë përtej fushëveprimit të këtij dokumenti.
PUBLISHED
SSH EN 18056:2025
60.60
Standard published
12 maj 2026