DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN 50122-2:2022/A1:2025

Zbatime në hekurudhë - Instalimet të fiksuara - Siguria elektrike, tokëzimi dhe qarku i kthimit - Pjesa 2: Dispozitat kundër efekteve të rrymave endacake të shkaktuara nga sistemet DC të tërheqjes

Fixed installations for railway applications - Electrical safety, earthing and the return circuit - Part 2: Provisions against the effects of stray currents caused by DC traction systems

General information

10.00     11 shk 2026

DPS

DPS/KT 7

European Norm

29.120.50     29.280  

Scope

Ky dokument specifikon kërkesat për dispozitat mbrojtëse kundër efekteve të rrymave të humbura, të cilat vijnë si rezultat i funksionimit të sistemeve të furnizimit me energji elektrike tërheqëse DC.
Meqenëse përvoja disa dekadash nuk ka treguar efekte të dukshme korrozioni nga sistemet e furnizimit me energji elektrike tërheqëse AC, ky dokument merret vetëm me rrymat e humbura që rrjedhin nga një sistem furnizimi me energji elektrike tërheqëse DC.
Ky dokument zbatohet për të gjitha instalimet metalike të fiksuara që përbëjnë pjesë të sistemit të tërheqjes, si dhe për çdo përbërës tjetër metalik të vendosur në çdo pozicion në tokë, i cili mund të mbajë rryma të humbura që vijnë si rezultat i funksionimit të sistemit hekurudhor.
Ky dokument zbatohet për të gjitha linjat e reja DC dhe për të gjitha rishikimet kryesore të linjave ekzistuese DC. Parimet mund të zbatohen edhe në sistemet ekzistuese të transportit të elektrizuar ku është e nevojshme të merren në konsideratë efektet e rrymave të humbura.
Ky dokument nuk specifikon rregullat e punës për mirëmbajtjen, por ofron kërkesat e projektimit për të lejuar mirëmbajtjen. Gama e aplikimit përfshin:
a) hekurudhat,
b) sistemet e transportit masiv të drejtuar si:
1) tramvajet,
2) hekurudhat e ngritura dhe nëntokësore,
3) hekurudhat malore,
4) sistemet e ngritura magnetikisht, të cilat përdorin një sistem linje kontakti, dhe
5) sistemet e trolejbusëve,
c) sistemet e transportit të materialeve.
Ky dokument nuk zbatohet për
a) sistemet e furnizimit me energji elektrike tërheqëse në miniera nëntokësore,
b) vinçat, platformat e transportueshme dhe pajisjet e ngjashme të transportit në shina, strukturat e përkohshme (p.sh. strukturat e ekspozitës) për aq sa këto nuk furnizohen direkt nga sistemi i linjës së kontaktit dhe nuk rrezikohen nga sistemi i furnizimit me energji elektrike tërheqëse,
c) teleferikët e varur,
d) hekurudhat funikulare.

Life cycle

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 50122-2:2022/A1:2025
10.00 Proposal for new project registered
11 shk 2026

Related project

Adopted from EN 50122-2:2022/A1:2025 IDENTICAL