Ky dokument zbatohet për produktet prej çeliku, të pa veshura, të petëzuara në të nxehtë dhe në të ftohtë, të prodhuara nga çeliqe shumëfazore për formim në të ftohtë. Ai mbulon produktet e petëzuara në të ftohtë me trashësi t < 3 mm dhe produktet e petëzuara në të nxehtë me trashësi t ≤ 6,5 mm.
Këto produkte furnizohen në formën e fletëve, shiritave të petëzuar në të nxehtë, shiritave të petëzuar në të nxehtë të çarë, shiritave të petëzuar në të ftohtë, shiritave të petëzuar në të ftohtë të çarë ose në gjatësi të prera të përftuara nga shiriti i gjerë i çarë.
Produktet e sheshta prej çeliqesh shumëfazore për formim në të ftohtë mund të furnizohen me veshje elektrolitike zinku, në përputhje me EN 10152.
PUBLISHED
SSH EN 10338:2015
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 10338:2025
50.99
FDIS or proof approved for publication
8 tet 2026