Publikuar
Ky dokument përcakton specifikimet për kryerjen e provave në kampione metalike të miniaturizuara, në rastet kur nuk ka material të mjaftueshëm për përgatitjen e kampioneve të provës në përputhje me standardin ISO 6892-1.
Udhëzimet e paraqitura në këtë dokument nuk synojnë të zëvendësojnë kërkesat e metodës standarde të provës të përshkruar në ISO 6892-1.
Ky dokument u referohet materialeve të prodhuara me metoda konvencionale.
SHËNIMI 1: Informacion shtesë lidhur me provat e materialeve të prodhuara me anë të proceseve të prodhimit aditiv jepet në ISO/ASTM 52909[5].
SHËNIMI 2: Informacione të mëtejshme mbi performancën e kampioneve të miniaturizuara gjatë provave të tërheqjes dhe krahasueshmërinë e rezultateve përkatëse gjenden në Referencat [8] deri në [14].
PUBLISHED
DS CEN ISO/TS 6892-5:2025
60.60
Standard published
11 nën 2026