DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN ISO 16701:2025

Korrozioni i metaleve dhe lidhjeve metalike - Korrozioni në atmosferë artificiale - Provë e përshpejtuar korrozioni që përfshin ekspozimin në kushte të kontrolluara të cikleve të lagështisë dhe spërkatjes së herëpashershme me tretësire kripe (ISO 16701:2025)

Corrosion of metals and alloys - Corrosion in artificial atmosphere - Accelerated corrosion test involving exposure under controlled conditions of humidity cycling and intermittent spraying of a salt solution (ISO 16701:2025)
11 nën 2026

General information

60.60     11 nën 2026

95.99   

DPS

DPS/KT 133

European Norm

77.060  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument përcakton një procedurë prove të përshpejtuar në atmosferë, në dy variante të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin, të cilat përfshijnë ekspozimin periodik ndaj kripës, të kombinuar me cikle dinamike të lagështisë: varianti A, në pikë vese konstante, dhe varianti B, në temperaturë konstante. Këto variante përdoren për vlerësimin e rezistencës ndaj korrozionit të metaleve në mjedise ku jonet e klorureve kanë ndikim të konsiderueshëm, kryesisht në formën e klorurit të natriumit, i cili gjendet, për shembull, në kripën që përdoret për shkrirjen e akullit në rrugë gjatë dimrit.
Rezultatet e përftuara nuk lejojnë nxjerrjen e përfundimeve të përgjithshme mbi rezistencën ndaj korrozionit të materialit metalik të testuar në të gjithë gamën e kushteve mjedisore në të cilat ai mund të përdoret. Megjithatë, kjo metodë jep informacion mbi rezistencën relative ndaj korrozionit të materialit të ekspozuar në mjedis të ndotur me kripë, në kushte të ndryshueshme të lagështisë.
Dy variantet e provës së përshpejtuar të korrozionit në laborator janë të zbatueshme për:
- metalet dhe lidhjet e tyre (me përmbajtje hekuri dhe jo);
- veshjet metalike;
- veshjet e konversionit kimik;
- veshjet organike mbi metale;
- kombinimet e materialeve dhe veshjeve që përfshijnë ndërveprime galvanike dhe/ose kushte të çarjeve (hapësirave të ngushta).
SHËNIM 1 Nëse çeliqet e pandryshkshëm me përmbajtje të ulët elementesh lidhës testohen sipas këtij dokumenti, veçanërisht klasat austenitike, ekziston rreziku i shfaqjes së korrozionit me gropa (pitting) në shkallë të ekzagjeruar, i cili nuk është përfaqësues i shumicës së mjediseve reale të përdorimit.
SHËNIM 2 Ky dokument nuk është i përshtatshëm për testimin e agjentëve mbrojtës kundër ndryshkut me bazë dylli ose vaji, për shkak të temperaturës vazhdimisht të lartë gjatë provës.
Ky dokument përcakton gjithashtu kërkesat për pajisjet e provës dhe përmban procedura të detajuara për kontrollin e cilësisë, duke përfshirë rekomandime për instrumentet matëse.
Ky dokument nuk përcakton përmasat e kampioneve të provës, kohëzgjatjen e ekspozimit që duhet të përdoret për një produkt të caktuar, apo mënyrën e interpretimit të rezultateve. Këto hollësi përcaktohen në specifikimet përkatëse të produktit.

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH EN ISO 16701:2015

NOW

PUBLISHED
SSH EN ISO 16701:2025
60.60 Standard published
11 nën 2026

Related project

Adopted from EN ISO 16701:2025 IDENTICAL

Adopted from ISO 16701:2025 IDENTICAL