Ky dokument përcakton karakteristikat e produkteve, metodat e vlerësimit, kriteret e përputhshmërisë së rezultateve të provave dhe sistemin e përcaktimit për rakorderitë me lidhje të shpejtë (push-fit), me qëllim bashkimin e tubave prej bakri, tubave prej bakri të veshur, tubave multi-shtresorë dhe tubave plastikë. Skajet e rakorderive kanë diametër nominal nga 6 mm deri në 63 mm. Rakorderitë janë projektuar për një jetëgjatësi në shërbim deri në pesëdhjetë vjet.
Ky dokument zbatohet për rakorderitë me lidhje të shpejtë (push-fit) për bashkimin e një ose më shumë prej tubave të mëposhtëm:
- tuba bakri sipas EN 1057;
- tuba plastikë dhe tuba multi-shtresorë.
Rakorderitë përdoren deri në temperaturat e punës dhe presionet maksimale përkatëse të punës, të përcaktuara në Aneksin A.
Ky dokument zbatohet për rakorderitë prej lidhjeve të bakrit. Një listë jo shteruese e këtyre lidhjeve të bakrit jepet në CEN/TS 13388.
Rakorderitë përshtatëse mund të kombinojnë skajet me lidhje të shpejtë (push-fit) me skajet e rakorderive të përcaktuara në pjesët e tjera të EN 1254.
Rakorderitë me lidhje të shpejtë (push-fit) për tuba metalikë mund të kenë gjithashtu lidhje me fllanxha në skaje, në përputhje me EN 1092-3.
Rakorderitë me lidhje të shpejtë (push-fit) mund të kenë gjithashtu një veshje sipërfaqësore të aplikuar me galvanizim ose një veshje tjetër dekorative të sipërfaqes.
Rakorderitë mund të prodhohen me përpunim mekanik, formim të metalit, derdhje ose fabrikim.
Produktet e mbuluara nga ky dokument janë të parashikuara për përdorim në aplikime për lëngje:
- ujë të ngrohtë, ujë të ftohtë ose ujë të kombinuar të ngrohtë dhe të ftohtë, duke përfshirë sistemet sipas serisë EN 806;
- sisteme të mbyllura të ngrohjes sipas EN 12828;
- sisteme ftohjeje;
- sisteme kullimi;
- sisteme mbrojtjeje nga zjarri, duke përfshirë sistemet me spërkatës sipas EN 12845.
PUBLISHED
SSH EN 1254-6:2012
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 1254-6:2021+A1:2025
50.99
FDIS or proof approved for publication
7 tet 2026