DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN 1254-8:2021+A1:2025

Bakër dhe lidhje bakri - Rakorderi për instalime hidraulike - Pjesa 8: Rakorderi me shtypje për përdorim me tuba plastikë dhe tuba multi-shtresorë

Copper and copper alloys - Plumbing fittings - Part 8: Press fittings for use with plastics and multilayer pipes

General information

50.99     7 tet 2026

60.60   

DPS

DPS/KT 133

European Norm

23.040.40  

Scope

Ky dokument përcakton karakteristikat e produkteve, metodat e vlerësimit, kriteret e përputhshmërisë së rezultateve të provave dhe sistemin e përcaktimit për rakorderitë me skaje me shtypje radiale dhe aksiale, me qëllim përdorimin me tuba plastikë dhe tuba multi-shtresorë. Skajet e rakorderive kanë diametër nominal nga 10 mm deri në 160 mm. Rakorderitë janë projektuar për një jetëgjatësi në shërbim deri në pesëdhjetë vjet.
Ky dokument zbatohet për rakorderitë prej lidhjeve të bakrit. Një listë jo shteruese e këtyre lidhjeve të bakrit jepet në CEN/TS 13388.
Rakorderitë përshtatëse për përdorim me tuba plastikë dhe tuba multi-shtresorë mund të kombinojnë skajet me shtypje me skaje rakorderësh të përcaktuara në pjesët e tjera të EN 1254.
Rakorderitë me shtypje për përdorim me tuba plastikë dhe tuba multi-shtresorë mund të kenë gjithashtu lidhje me fllanxha në skaje, në përputhje me EN 1092-3.
Rakorderitë me shtypje për përdorim me tuba plastikë dhe tuba multi-shtresorë mund të kenë gjithashtu një veshje sipërfaqësore të aplikuar me galvanizim ose një veshje tjetër dekorative të sipërfaqes.
Rakorderitë mund të prodhohen me përpunim mekanik, formim të metalit, derdhje ose fabrikim.
Produktet e mbuluara nga ky dokument kanë për qëllim përdorimin në:
a) Aplikime për lëngje:
- ujë të ngrohtë, ujë të ftohtë ose ujë të kombinuar të ngrohtë dhe të ftohtë, duke përfshirë sistemet sipas EN 806;
- sisteme të mbyllura të ngrohjes sipas EN 12828;
- sisteme ftohjeje;
- sisteme kullimi;
- sisteme mbrojtjeje nga zjarri, duke përfshirë sistemet me spërkatës sipas EN 12845;
- sisteme furnizimi për pikat e konsumit me lëndë djegëse të lëngshme sipas EN 12514.
b) Aplikime për gaz:
- sisteme për gaz natyror dhe gaz të lëngshëm të naftës (LPG), me presion maksimal pune më të vogël ose të barabartë me 5 bar, sipas EN 1775;
- sisteme me ajër të kompresuar.

Life cycle

PREVIOUSLY

PUBLISHED
SSH EN 1254-8:2012

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 1254-8:2021+A1:2025
50.99 FDIS or proof approved for publication
7 tet 2026

Related project

Adopted from EN 1254-8:2021+A1:2025 IDENTICAL