Ky dokument përcakton kërkesat për materialet dhe procedurat e provës të zbatueshme për aluminin dhe lidhjet e aluminit të përpunuara dhe të derdhura, të parashikuara për përdorim në prodhimin e pajisjeve nën presion.
Ky dokument mbulon:
- format, klasat dhe gjendjet metalurgjike (tempers) e aluminit dhe lidhjeve të aluminit të përpunuara dhe të derdhura, të cilat përdoren në prodhimin e pajisjeve nën presion, së bashku me të dhënat për lidhjet e përpunuara dhe të derdhura në intervalet e lejuara të temperaturës së punës;
- kushtet teknike për inspektimin dhe furnizimin, kufijtë e vetive mekanike dhe tolerancat për formën dhe dimensionet, duke iu referuar standardeve përkatëse evropiane për aluminin dhe lidhjet e aluminit të përpunuara dhe të derdhura;
- kërkesa shtesë, të cilat janë specifike për përdorimin në prodhimin e pajisjeve nën presion.
Ai zbatohet për pllaka të petëzuara në të nxehtë, fletë/rripa dhe disqe të petëzuara në të ftohtë, shufra/profile të rrumbullakëta ose katrore të ekstruduara ose të ekstruduara dhe të tërhequra në të ftohtë, tuba, profile të hapura/të zbrazëta të ekstruduara, produkte të farkëtuara dhe të derdhura.
Duke marrë parasysh këtë, ky dokument synohet të përdoret së bashku me seritë EN 573, EN 485, EN 941, EN 754, EN 755, EN 586 dhe EN 1706.
Materialet dhe fushat e aplikimit të mbuluara nga ky dokument janë ato të përcaktuara në Aneksin A, në Tabelën A.1 për lidhjet e përpunuara dhe në Tabelën A.2 për produktet e derdhura.
Qëllimi i këtij dokumenti është të mbulojë vetëm materialet e përdorura për komponentët e pajisjeve nën presion. Proceset e fabrikimit ose metodat e fabrikimit të pajisjeve nën presion përjashtohen nga ky dokument.
Directives related to this standards.
PUBLISHED
SSH EN 12392:2016+A1:2022
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 12392:2025
50.99
FDIS or proof approved for publication
7 tet 2026