Publikuar
Ky dokument përcakton kërkesat për klasifikimin e elektrodave me tel të plotë, elektrodave tubolare me mbushje dhe kombinimeve të elektrodave me shkrirës (depozitimet e metalit të saldimit), në gjendjen pas saldimit dhe në gjendjen pas trajtimit termik pas saldimit, për saldimin me hark të zhytur të çeliqeve me rezistencë të lartë, me kufi minimal të rrjedhshmërisë më të madh se 500 MPa ose me rezistencë minimale në tërheqje më të madhe se 570 MPa. Një shkrirës mund të testohet dhe klasifikohet me elektroda të ndryshme. Një elektrodë mund të testohet dhe klasifikohet me shkrirës të ndryshmëm. Elektroda me tel të plotë klasifikohet gjithashtu veçmas, në bazë të përbërjes së saj kimike.
Ky dokument është një specifikim i kombinuar, i cili parashikon klasifikimin duke përdorur:
Një sistem të bazuar në kufirin e rrjedhshmërisë dhe energjinë mesatare të goditjes prej 47 J për metalin e depozituar gjatë saldimit; ose
Një sistem të bazuar në rezistencën në tërheqje dhe energjinë mesatare të goditjes prej 27 J për metalin e depozituar gjatë saldimit.
a) Klauzolat, nënklauzolat dhe tabelat që mbajnë prapashtesën “system A” zbatohen vetëm për elektrodat me tel të plotë, elektrodat tubolare me mbushje dhe depozitimet e metalit të saldimit të klasifikuara sipas sistemit të bazuar në kufirin e rrjedhshmërisë dhe energjinë mesatare të goditjes prej 47 J për metalin e depozituar, të përftuar me kombinime elektrodë shkrirës në përputhje me këtë dokument.
b) Klauzolat, nënklauzolat dhe tabelat që mbajnë prapashtesën “system B” zbatohen vetëm për elektrodat me tel të plotë, elektrodat tubolare me mbushje dhe depozitimet e metalit të saldimit të klasifikuara sipas sistemit të bazuar në rezistencën në tërheqje dhe energjinë mesatare të goditjes prej 27 J për metalin e depozituar, të përftuar me kombinime elektrodë shkrirës në përputhje me këtë dokument.
c) Klauzolat, nënklauzolat dhe tabelat që nuk mbajnë as prapashtesën “system A” dhe as “system B” zbatohen për të gjitha elektrodat me tel të plotë, elektrodat tubolare me mbushje dhe kombinimet elektrodë shkrirës të klasifikuara në përputhje me këtë dokument.
Për qëllime krahasimi, disa tabela përfshijnë kërkesat për elektrodat e klasifikuara sipas të dy sistemeve, duke vendosur në rreshta ngjitur të tabelës përkatëse elektroda individuale nga të dy sistemet, të cilat kanë përbërje dhe veti të ngjashme.
Në një rresht të caktuar të tabelës, i cili është i detyrueshëm për njërin sistem, simboli i elektrodës së ngjashme nga sistemi tjetër paraqitet në kllapa.
Nëpërmjet kufizimit të përshtatshëm të formulimit të një elektrode të caktuar, shpesh, por jo gjithmonë, është e mundur të prodhohet një elektrodë që mund të klasifikohet sipas të dy sistemeve. Në këtë rast, elektroda ose ambalazhi i saj mund të shënohet me klasifikimin sipas njërit ose të dy sistemeve.
Vetëm për sistemin B, kombinimet elektrodë-fluks për teknikat e saldimit me një kalim dhe me dy kalime klasifikohen në bazë të teknikës së saldimit me dy kalime.
WITHDRAWN
SSH EN ISO 26304:2018
PUBLISHED
SSH EN ISO 26304:2025
60.60
Standard published
11 nën 2026