Ky dokument specifikon kërkesat për klasifikimin e elektrodave në formë teli, elektrodave shirit, telave dhe shufrave për saldimin e çeliqeve të pandryshkshëm dhe të çeliqeve rezistentë ndaj temperaturave të larta, nëpërmjet proceseve të mëposhtme: saldimi me hark metalik nën mbrojtjen e gazit, saldimi me hark me elektrodë tungsteni nën mbrojtjen e gazit inert, saldimi me hark plazmatik, saldimi me hark të zhytur, saldimi me elektroskorje dhe saldimi me rreze lazer. Klasifikimi i elektrodave në formë teli, elektrodave shirit, telave dhe shufrave bazohet në përbërjen e tyre kimike.
Ky dokument përbën një specifikim të kombinuar, i cili parashikon klasifikimin nëpërmjet një sistemi të bazuar në përbërjen nominale (Sistemi A) ose nëpërmjet një sistemi të bazuar në llojin e aliazhi (Sistemi B).
a) Paragrafët që mbajnë përcaktimin “classification according to nominal composition” (klasifikimi sipas përbërjes nominale) dhe prapashtesën “System A” ose “ISO 14343-A” zbatohen vetëm për produktet e klasifikuara sipas Sistemit A.
b) Paragrafët që mbajnë përcaktimin “classification according to alloy type” (klasifikimi sipas llojit të aliazhi) dhe prapashtesën “System B” ose “ISO 14343-B” zbatohen vetëm për produktet e klasifikuara sipas Sistemit B.
c) Paragrafët që nuk mbajnë asnjërin prej përcaktimeve dhe asnjërën prej prapashtesave të mësipërme zbatohen për produktet që mund të klasifikohen sipas Sistemit A, Sistemit B ose të dy sistemeve.
PUBLISHED
SSH EN ISO 14343:2017
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 14343:2025
50.99
FDIS or proof approved for publication
29 tet 2026